Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Arsyet e arrestimit të numrit dy të LDK-së, Haki Rugova

Arsyet e arrestimit të numrit dy të LDK-së, Haki Rugova

Një zyrtar i lartë i LDK-së, përkatësisht nënkryetari i partisë që drejton Isa Mustafa, haki Rugova, kryetar i Komunës së Istogut është arrestuar për korrupsion dhe konflikt interesi.

Prokurorja akuzon Rugovën se i ka dhënë për shfrytëzim një pronë të komunës një firme private që drejtohet nga vëllai i tij.

Përveç Rugovës janë arrestuar edhe dy zyrtarë të tjerë të komunës, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, konfliktit të interesit dhe falsifikimit të dokumentit.

Haki Rugova, i cili është edhe nënkryetar i LDK-së, është duke u përballur edhe me një aktakuzë në një proces gjyqësor tjetër, ku akuzohet për konflikt të interesit.Në vitin 2017, emisioni “Drejtësia në Kosovë” kishte zbuluar se Kryetari i Komunës së Istogut Haki Rugova bashkë me vëllezërit e tij, në vitin 2003-2004 me kompaninë e tyre “Macon”, kishin ndërtuar një objekt shtatëkatësh në pronën komunale.

Përveç ndërtimit në tokën e komunës, kompania “Macon”, pronë e vëllezërve Rugova ka marrë edhe disa tenderë në komunën e cila që nga viti 2010 qeveriset nga Haki Rugova.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore