Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Albin Kurti refuzoi vaksinat kineze të Shqipërisë, deputeti kosovar i lutet Ramës: Vëlla i dashur, na vaksino dhe ne

Albin Kurti refuzoi vaksinat kineze të Shqipërisë, deputeti

Pak ditë më parë, Albin Kurti refuzoi vaksinat kineze të ofruara nga Shqipëria, me pretendimin se Kosova do marrë vetëm vaksina nga shtetet që e njohin.

“Duhet ta keni parasysh që Kosova duke qenë që nuk njihet nga jo pak shtete në botë, nuk e ka komoditetin e pranimit të vaksinave gjithandej. Orientimi ynë është me shtetet që na kanë njohur andaj edhe e kemi rezervën tonë dhe qëndrimin tonë karshi ofertave të ndryshme të cilat mund të na vinë nga shtetet mosnjohëse”, deklaronte kryeministri Kurti.

Por ndryshe nga Kurti, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, që të hapë disa qendra vaksinimi për qytetarët e Kosovës. Haliti shkruan se do të vaksinohej me çdo vaksinë që po vaksinohen bashkëkombësit e tij në Shqipëri, përfshirë edhe atë kineze.

"Thirrje publike kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Vëlla i dashur Edi, kryeministër i Shqipërisë, marrë parasysh gjendjen e rëndë në Kosovë me pandeminë COVID-19, dhe në anën tjetër, neglizhencën e institucioneve të vendit për të siguruar vaksinën, të bëjë thirrje që të hapni disa qendra vaksinimi për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ky veprim do të ishte i mirëpritur dhe i domosdoshëm në këtë kohë të ligë.
Prandaj, vepro sa më shpejt si me rastin e punëtorëve shëndetësorë të Kosovës, për të shpëtuar jetë njerëzish.

Unë dua të vaksinohem me cilëndo vaksinë që janë duke u vaksionuar bashkëkombasit e mi në Shqipëri. E, si unë janë shumë në Kosovë.

Kryeministër na ndihmo të lutem që ta kalojmë edhe këtë sfidë që e ka goditur njerëzimin.", shkruan ai në Facebook./Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore