Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani zbulojnë sloganin për zgjedhjet e 14 shkurtit

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani zbulojnë sloganin për zgjedhjet e 14

Lëvizja Vetëvendosje me në krye Albin Kurtin dhe iniciativa e Vjosa Osmanit, kanë publikuar sloganin e ri me të cilin do garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Krejt dhe Drejt”, është slogani që u postua sot në rrjetet sociale edhe nga aspiranti për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti. “Referendumi që do ta kthejë Kosovën kah e mbara, nuk mund të ndalet”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Ndërsa Vjosa Osmani ka sqaruar arsyet pse do të garojnë me këtë slogan, duke u shprehur:

“Krejt, sepse fryma mobilizuese është me shumicën, sepse ata e bëjnë dallimin. Krejt, sepse vetëm shumica mund t’i bëjë ndryshimet. Krejt, sepse sa herë që jemi bërë bashkë, kemi dalë fitues. Drejt, sepse vetëm në këtë mënyrë e krijojmë diferencën. Drejt, sepse vetëm me drejtësi garantohet përfaqësimi i barabartë qytetar. Drejt, sepse i drejti gjithmonë del fitues”, shkruan ajo.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore