Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Aksident i rëndë/ Kamioni del nga rruga dhe rrotullohet disa herë, shoferi vdes në vend

Aksident i rëndë/ Kamioni del nga rruga dhe rrotullohet disa

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën "Arbër Xhaferri" në Ferizaj ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.

Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i kamionit ka humbur kontrollin e mjetit dhe është rrotulluar disa herë, dhe për këtë arsye shoferi ka gjetur vdekjen në vend.

“Në ora 09:45 policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (hyrja në Bibaj). Në aksident është përfshirë një automjet (kamion) i cili është rrotulluar. Në vendngjarje, pos policisë kanë dalë edhe zjarrfikësit, ndihma e shpejtë e ekipe tjera. Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit emergjent mjekësor, një person është pa shenja jete”.-thuhet në njoftimin e policisë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore