Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

84 deputetë prezent, Kuvendi i Kosovës nis votimin për zgjedhjen e presidentit

84 deputetë prezent, Kuvendi i Kosovës nis votimin për zgjedhjen

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës dhe votimi për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Mësohet se është arritur numri i duhur i deputetëve të nisur procesin e votimit. Në sallë janë 81 deputetë.

Janë paraqitur Adem Hoxha dhe Fadil Gashi që dje kishin munguar në seancë. Kemi kuorum për të proceduar, meqë kemi në sallë 84 deputetë, tha Konjufca dhe ka nisur të thërrasë emrat e deputetëve për të votuar.

Të pranishëm janë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës, kabineti Qeveritar bashkë me kryeministrin Kurti, gjithashtu edhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmanit.

E pranishme është edhe deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, e cila pas përjashtimit nga partia, do të jetë deputete e pavarur.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë sot se tre deputetët e LDK-së, të cilët mbrëmë nuk kanë marrë pjesë në votimin për presidente, janë duke u kërcënuar e shantazhuar.

Gashi gjatë një paraqitjeje nga Kuvendi, i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të ndalin menjëherë presionin, që sipas tij po ju bëhet deputetëve, Avdullah Hoti, Driton Selmanaj dhe Agim Veliut.

“U bëjë thirrje që të ndalin në mënyrë të menjëhershme çdo presion dhe tentim shantazhi që po bëjnë ndaj deputetëve të LDK-së, sidomos ndaj tre deputeteve, Hoti,Veliu dhe Selmanaj”, ka thënë Gashi.

Ai tha se deputetët të cilët bojkotuan votimin për president, e kanë mirëkuptimin e LDK-së dhe se presioni e shantazhi, që sipas tij po ju bëhet përmes telefonatave dhe mesazheve por edhe përmes presionit publik, është i papranueshëm, duke paralajmëruar që në rast se kjo vazhdon, LDK-ja do të rishikojë qëndrimin e tyre për seancën për president.

“Ata janë deputetë të LDK-së e kanë mirëkuptimin e plotë të Grupit Parlamentar të LDK-së dhe partisë për veprimet e tyre. Ne jemi një vend demokratik dhe bindjet ushtrohen dhe zhvillohen në mënyrë demokratike, askush nuk guxon të ushtrojë presion e shantazh për bindjet e deputetëve. Ajo që ka bërë mbrëmë znj,.Kusari duke shantazhuar dhe duke kërcënuar publikisht se ata janë fajtorë për moszgjedhjen e presidentes është e papranueshme. Nëse ata vazhdojnë kërcënimet dhe shantazhet do të marrin përgjigje tjetër”, tha ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore