
79-vjeçari që jeton me 5 plumba në trup: Nëse i prek me dorë dallohen se ku janë (FOTO)
Lufta e vitit 1999 ka lënë gjurmë të mëdha në çdo familje kosovare. Hajzer Duraku nga fshati Buroje, Skënderaj, ishte një prej shumë personave që dhanë kontributin e tyre në luftë.
79-vjeçari ishte sot në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi se kishte ende 5 plumba në trup.
“Kam plumba në bel dhe në krah. Me i prek me dorë i dallon plumbat, ato në bel. Kur ndryshon moti e ndjej më shumë, ndikon, por shqetësime të tjera nuk kam”, tha Duraku.
I pyetur se pse nuk i ka hequr plumbat, 79-vjeçari tregoi se në atë kohë nuk kishte mundësi financiare, ndërsa tani nuk ia rekomandojnë as mjekët.
Ndërsa djali i tij, Isai, tha se fatmirësisht plumbat nuk kanë kapur organet kryesore, e prandaj nuk ka shqetësime të mëdha.
“Nuk e ka dëmtuar aq shumë, nuk ka probleme. Pas lufte nuk kemi patur mundësi, tani është bërë shumë kohë dhe nuk po bëjnë probleme dhe e kemi lënë. Mjekët kanë frikë se mos po i bëjnë më keq nëse bëjnë ndërhyrje për t’i hequr”, tha djali i tij.
Isai zbuloi se ka qenë në vendin e ngjarjes kur babai i tij është plagosur, dhe ka qenë e tmerrshme.
“Në një lagje këtu ka qenë më komandantin e tij për të bërë ndërrimin e rojës. Unë kam qenë pas tyre, veç kur kam dëgjuar armën. U ndala duke parë, kur pashë babën duke ecur ngadalë, i thashë ec më shpejt. Por nuk ecte dot, se tha më ka rënë plumbi. U tmerrova, kam qenë 15 vjeç, e ai 59 vjeç. Më duhej ta ndihmoja. Një dentist në një fshat tjetër na ka ndihmuar”, rrëfeu djali i 79-vjeçarit.

14 humbje jete nga Covid, 701 raste të reja në Kosovë
Historia e plotë >




1009 persona të shëruar në Kosovë, 12 humbje jete nga Covid-19
Historia e plotë >


Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Dokumenti/ LSI kallëzon në SPAK ministrin Peleshi dhe 3 drejtorët lokal...
Historia e plotë >
Fushata zgjedhore në Shqipëri ka arritur pikun, votuesit po bombardohen ...
Historia e plotë >
Apeli i mjekut infeksionist: Po qarkullon një virozë tjetër, mos e ngatërroni me Covid

Studimi/ Një dozë e vetme Pfizer ose AstraZeneca u jep shumë antitrupa personave që...

Franca merr vendimin e ri për Johnson&Johnson, EMA reagon zyrtarisht mbi vaksinën
Zgjedhje 2021




Basha në Paskuqan, socialisti pret me gërshërë kartën e anëtarit të PS
Historia e plotë >