
7 vite më parë kushëriri i vrau motrën me 2 plumba në kokë, vëllai i viktimës zbulon përballjen me vrasësin: Ishte e vështirë
Merret vendimi final për historinë e Donjeta Pajazitaj, e cila u vra barbarisht nga kushëriri i saj, Naser Pajaziti. Ishte viti 2015 kur 24-vjeçarja nga Kosova u zhduk pa lënë gjurmë.
Familjaret e saj e kërkuan për javë të tëra pa rezultat, trupi i Donjetës u gjet pas 6 javësh kërkimesh në bjeshkët e fshatit Strellc të Deçanit. Trupi i Donjetës u gjend me dy plumba në kokë, dhe shenja dhune në trup.
Naser Pajazitaj pas shumë gjyqesh është shpallur fajtor dhe është dënuar përjetë, vendim i formës së prerë, i pandryshuar. Familja duket se ka gjetur më shumë paqe, por kanë dyshime se personi është ndihmuar nga njerëz të tjerë. Ata nuk mendojnë se Naser Pajazitaj ka qenë i vetëm në këtë krim makabër.
Ditën e sotme ishte në një lidhje “Skype”me “Shqipëria Live” vëllai i viktimës, Shkëlqim Pajazitaj, i cili i tha se tani janë të kënaqur me dënim ndaj Naserit, por prisnin që të zbulohej edhe bashkëpunëtori i tij.
Ai është i bindur se Naseri ka pasur dikë që e ndihmonte, pasi duke pasur parasysh gjendjen e tij shëndetësore nuk mund ta bënte diçka të tillë vetëm.
Gjithashtu Shkëlqimi u shpreh se mbrojtja e Naserit është duke kërkuar që të apelojë vendimin, por shpreson që të merret sërish i njëjti vendim për të.
Ai ka shtuar se vajza e Naserit e ka ndryshuar dëshminë e saj, duke i dalë në mbrojtje të atit, pasi më herët ka thënë se nuk ka qenë ajo me të por Donjeta.
Rrëfimi i Shkëlqim Nazajetit për “Shqipëria Live”:
Katër gjyqe janë mbajtur, 1 herë u lirua nga aktakuza, 3 here jo. Ne jemi të kënaqur më dënimin, edhe pse kemi pritur më shumë, pasi prisnim që të identifikohej bashkëpunuesi e tij.
Ne jemi të bindur se ai ka pasur dikë me vete, duke pasur parasysh gjendjen e Naserit nuk do i bënte ballë Donjetës. Sidomos kur ka shkuar në Bjeshkë që nuk mund të ecë.
Kemi shpresuar te drejtësia që të zbulonte bashkëpunëtorin që të merrte fund kjo ngjarje. Presim që të bëjë apelim, por ne shpresojmë që të marrë të njëjtin vendim. Kanë për të bërë ankesë.
I kam ndjekur nga afër seancat, por në disa nuk kemi qenë pasi nisi të humbiste besimi te drejtësia. Por në pjesën më të mirë të tyre kemi qenë.
Ka qenë shumë e vështirë kur jemi përballur me Naserin, ka pasur polici aty dhe janë sjellë mirë. Ka pasur reagim nga ana jonë, por policia u tregu i mirë me ne. Ishte e vështirë, duke ditur se çfarë
Ai e ka mohuar se ka bërë këtë gjë, është turp që po më akuzojnë për këtë. Donjeta ka qenë si vajzat e mia. Ajo ka qenë moshatare me një nga vajzat e tij.
Herën e dytë që u mbajt gjyqi ka qenë vajza e tij dëshmitare, ku ka ndryshuar dëshminë.
Kur është bërë arrestimi i Naserit ajo ka bërë dëshmi të fortë ku thoshte se nuk ka qenë më babain. Por tani thotë se ka qenë ajo me babanë dhe jo Donjeta. Ajo ka thënë se nuk është nënshkrimi im, i ka ndryshuar policia.
Jena lodhur se nuk po dimë se me vepruar, pastaj nuk kemi mundësi. Ne si familje jemi lodhur, nëse na del ndonjë fakt sigurisht që do flasim me polici e prokurori.
Nëse mbrojtja e Naserit kërkon shfuqizimin e dënimit të tij, padyshim që edhe ne do e kundërshtojmë. Shpresojmë që Prokuroria të marrë vendimin, se ne nuk e kemi një avokat.







40 plumba në vendin e ngjarjes, Vali Corleone u qëllua nga një 22-vjeçare
Historia e plotë >
Qëllohet me armë zjarri Vali Corleone
Historia e plotë >
Nëse Putini do të ishte një grua…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Mos qaj se kjo dihej”/ Sokol Bode ishte shtrirë në divan kur u arrestua...
Historia e plotë >
Bordi ndryshon çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina ...
Historia e plotë >
Indeksi i çmimeve të restoranteve, ku janë më të shtrenjtët në Europë, Tirana “më e kripura” në rajon

Shqiptarët në krye të listës për martesa false në Britani, BBC: Nuk po ndiqen penalisht

Të dhënat e frikshme të OKB: 32% e popullsisë së Shqipërisë vuan nga uria dhe pasiguria ushqimore
Aktualitet




