
4 humbje jete nga Covid, sa të prekur u regjistruan në Kosovë në 24 orët e fundit
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 4 vdekje si pasojë e Covid-19. Gjithashtu Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se nga 1775 testimet e kryera në total, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, 279 persona.
Ndërkohë IKSHPK shton se janë shëruar edhe 441 persona të tjerë gjatë këtyre 24 orëve të fundit.
Njoftimi i plotë:
441 TË SHËRUAR DHE 279 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.775 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 279 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 2 raste (89, 64 vjeç), Drenas 1 rast (78 vjeç), Lipjan 1 rast (76 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 54.839 raste nga 203.693 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.392 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 441 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48.046 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.401.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 77 raste, Podujevë 32 raste, Mitrovicë 28 raste, Pejë 19 raste, Gjilan 16 raste, Ferizaj 15 raste, Vushtrri 13 raste, Shtime 9 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Kamenicë 7 raste, Obiliq 6 raste, Suharekë 6 raste, Viti 6 raste, Drenas 5 raste, Klinë 5 raste, Lipjan 5 raste, Malishevë 4 raste, Prizren 4 raste, Istog 3 raste, Skenderaj 3 raste, Hani i Elezit 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Graçanicë dhe Kaçanik.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani zbulojnë sloganin për zgjedhjet e 14 shkurtit
Historia e plotë >
6 humbje jete nga Covid, rritet sërish numri i infektimeve në Kosovë
Historia e plotë >





Rritet numri i vdekjeve nga Covid, 294 raste të reja në Kosovë
Historia e plotë >
Çfarë do të ndodhë tani me Mike Pence?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Kryebashkiaku i Tropojës bën autogol: Pas tenderit që i dha kushëririt, ...
Historia e plotë >
Ekipi i Bashës në 12 qarqe: Riciklim i “njerëzve hije” të Berishës
Historia e plotë >
Shtrëngata, rrufe e reshje dëbore/ Moti i keq prezent në vend edhe gjatë fundjavës

“Betejë e vështirë, nuk është shaka...”/ Flet pacienti që mposhti Covid-19

Vaksina e COVID shkakton Infertilitet? Lajmi që trembi mijëra njerëz, ja pse nuk është i vërtetë
Biznes

Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >

Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >
