Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

4 vdekje dhe 453 raste të reja me Covid në Kosovë, qytetet më të prekura

4 vdekje dhe 453 raste të reja me Covid në Kosovë, qytetet

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (83, 76, 70 vjeç), Skenderaj 1 rast (58 vjeç). 

Ky është raporti ditor i paraqitur nga Instituti i Kombëtar i Shëndetësisë në Kosovë ku bën të ditur një numër të lartë të infektimeve ditore.

Numri total i të vdekurve në Kosovë si pasojë e COVID-19 ka arritur në 1599. Në 24 orët e fundit janë shënuar 453 raste pozitive me koronavirus nga testimi i 3680 mostrave.

Njoftimi i plotë

206 TË SHËRUAR DHE 453 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.680 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 453 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (83, 76, 70 vjeç), Skenderaj 1 rast (58 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 69.230 raste nga 307.332 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.599 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 206 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.849 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.782.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 185 raste, Pejë 39 raste, Prizren 27 raste, Gjakovë 22 raste, Podujevë 22 raste, Gjilan 21 raste, Fushë-Kosovë 17 raste, Mitrovicë 17 raste, Kamenicë 14 raste, Rahovec 13 raste, Vushtrri 12 raste, Klinë 9 raste, Lipjan 9 raste, Ferizaj 7 raste, Drenas 6 raste, Suharekë 6 raste, Deçan 4 raste, Istog 4 raste, Kaçanik 4 raste, Viti 4 raste, Malishevë 3 raste, Obiliq 3 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kllokot dhe Skenderaj.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore