Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

3 viktima nga aksidenti tragjik, familja shqiptare po kthehej në Zvicër pas pushimeve në vendlindje

3 viktima nga aksidenti tragjik, familja shqiptare po kthehej në

Tre anëtarë të një familje shqiptare nga Kosova kanë humbur jetën tragjikisht. Ata janë përfshirë në një aksident të rëndë, të ndodhur në Gjermani, në autostradën federale 31, midis Uhldingen-Mühlhofen dhe Meersburg.

Familja shqiptare udhëtonte në një makine tip "Audi" e cila u përplas me një kamion. Mësohet nga familjarë të viktimave, se bëhet fjalë për një familje nga fshati Rahovicë i Ferizajt. Sipas Telegrafit, ata po ktheheshin në Zvicër pas pushimeve që kishin kaluar në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur në Gjermani, rreth 50 kilometra para hyrjes në territorin e Zvicrës.

Tre persona mbetën të bllokuar në makinë dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për t’i nxjerrë.

Një djalë 12 vjeç dhe një burrë 35 vjeçar kanë vdekur në vendngjarje për shkak të plagëve të rënda. Personi i tretë, pasagjeri 18 vjeçar ka vdekur në spital.

Gruaja e 35 vjeçarit, është në gjendje kome. Një vajzë 11-vjeçare dhe shoferi i makinës Audi kanë pësuar lëndime të rënda.

Drejtuesi i kamionit është lënduar lehtë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore