Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

22 vjet nga masakra e Gjakovës, ky është 10-vjeçari që pa vdekjen e 21 familjarëve (FOTO)

22 vjet nga masakra e Gjakovës, ky është 10-vjeçari

Sot bëhen 22 vjet nga masakra në lagjen Qerim në Gjakovë ku mbetën të vrarë 21 persona, gra dhe fëmijë. Por i mbijetuari i vetëm i kësaj masakre ishte Dren Caka ishte vetëm 10 vjeç në atë kohë.

Dren Caka është i vetmi i mbijetuar i masakrës së forcave serbe të kryera gjatë natës së 1 dhe 2 prillit të vitit 1999 në shtëpinë e tij në Gjakovë. Nëntëmbëdhjetë gra dhe fëmijë u vranë në atë masakër. Motrat e tij ishin 2, 6 dhe 14 vjeç, të tria mbetën të vrara.

Ndërsa, Dren Caka mbijetoi duke u fshehur mbrapa trupit të vdekur të një prej grave.

Caka për këtë masakër dëshmoi edhe në Tribunalin e Hagës. Ai tregoi se u fsheh në një bodrum me nënën dhe tri motrat e tij. Ata u bashkuan me familje të tjera, kryesisht gra dhe fëmijë, kurse burrat ishin në kulmet e shtëpisë duke bërë roje.

Ata besonin se serbët, të cilët ishin nisur në një pjesë të Gjakovës, “po kërkonin vetëm burra dhe nuk do të sulmonin gratë dhe fëmijët”.

Rreth orës 2 të mëngjesit, nëna e Drenit kishte dëgjuar se disa policë ishin duke ardhur në shtëpinë e tyre ku dhe kishin thyer derën e bodrumit dhe kishin kërkuar gra dhe fëmijë në gjuhën serbe dhe shqiptare. Ata kishin nxjerrë nga bodrumi gratë dhe fëmijët që kishin qenë aty, disa kishin arritur të shpëtonin por Dreni me motrat dhe nënë e tij nuk kishin arritur të iknin nga bodrumi dhe kishin mbetur nën ruajtjen e tre policëve serbë.

15-vjeçarja, Flaka ishte viktima e parë e kësaj masakre, ajo u vra nga agresori serb me një plumb të një pushke . Ajo ishte vajza e Hani Hoxhës. Babai i saj dëshmoi lidhur me këtë masakër.

Flaka u vra teksa ishte duke përgatitur çaj. Pas saj u ekzekutua edhe nëna e saj dhe të gjithë njerëzit që kishin qenë në dhomë me Flakën dhe nënën e saj.

22 vjet nga masakra e Gjakovës, ky është 10-vjeçari

Ndërkohë, policët kishin djegur shtëpinë ku kishin qenë gratë dhe fëmijët. Shtëpia filloi të mbushej me tym. Dren Caka kishte dëgjuar britmën e motrës së tij 2-vjeçare, të bllokuar nën trupin e nënës së saj të vdekur, por nuk kishte mundur ta ndihmonte. Po ashtu edhe Dreni u qëllua, ai kishte krahun e thyer. Dreni lëvizi nga dhoma në dhomë, duke pretenduar se ai ishte i vdekur në çdo hap që bënte. Në fund ai u hodh nga dritarja e shtëpisë së fqinjit ku kishin qenë duke qëndruar dhe ishte nisur në drejtim të shtëpisë së tij. Ndërsa po ikte nga shtëpia në zjarr, Dren Cakën e kishin parë tre policë. Ata ishin duke qëndruar para shtëpisë, duke pirë duhan me një shprehje të ftohtë në fytyrë.

Kur arriti në shtëpinë e tij, Dren Caka kishte parë tezen e tij dhe i kishte kërkuar ndihmë, duke bërtitur se “të gjithë ishin të vdekur”. 

Pas kësaj masakre, Dreni erdhi në Shqipëri si refugjat së bashku me të afërmit tjerë të cilët i kishin mbijetuar masakrës së 1 dhe 2 prillit. Por babai i Drenit nuk kishte shkuar së bashku me të, ai kishte mbetur në Gjakovë, ndërsa ai kishte qëndruar për pesë muaj në Shqipëri.

Meqenëse ai dëshmoi në një anglishte të rrjedhshme, ndonëse u rrit shumë larg nga Kosova, Dreni kishte dëshmuar dy herë në gjyqin kundër Sllobodan Millosheviçit.

Sot jeton në Vankuver të Kanadasë së bashku me babain e tij Ali Cakën, ku dhe është i punësuar.

22 vjet nga masakra e Gjakovës, ky është 10-vjeçari

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore