Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

14 vjeçe me UÇK-në/ Burri gjykohet në Hagë, e shoqja kandidate për deputete: Numri i listës ka këtë sekret

14 vjeçe me UÇK-në/ Burri gjykohet në Hagë, e

Shqipe Mehmeti-Selimi do të kandidojë në listën e Vetëvendosjes për deputete me numrin 10, numër tradicionalisht e mbante burri i saj, Rexhep Selimi, që njihej në luftë me nofkën 10-shi’. Edhe Shqipja ka qenë pjesë e UCK-së. Para disa kohësh ajo është akuzuar nga vëllai i aktivistit të LDK’së se e ka rrahur atë me thupër.

Ish-komandanti i UÇK’së, Rexhep Selimi, nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, pasi po mbahet në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë, nën akuzat për krime lufte. Lëvizja Vetëvendosje ka përfshirë gruan e tij në listën zgjedhore, në mungesë të Inspektorit të Përgjithshëm të UÇK’së, shkruan Gazeta Express.

Edhe zonja Selimi ka qenë e përfshirë në Ushtrinë Çlirimtare. Bashkëshortja e Rexhep Selimit para disa muajsh në një intervistë televizive kishte treguar për kyçjen e saj në luftë në moshën 14-vjeçare. “Kam ardhur me familjen prej Gjermanisë në luftë, ndërsa unë dhe babi kemi qenë aktivë me uniformë në UÇK prej marsit 1998 deri në përfundim të luftës”, ka thënë Selimi.

Shqipe Selimi ka deklaruar se gjatë luftës kishte kontakte edhe me NATO’n si përkthyese pasi kishte njohuri të gjuhës angleze dhe gjermane. “Në atë kohë unë isha në kontakt me njësinë e NATO’s, isha e involvuar si përkthyese e në koordinata, dhe isha në rrjedha se çka po ndodh. Gazetarë të huaj më kërkonin si përkthyese pasi që e kam njohur gjermanishten dhe anglishten”, ka rrëfyer ajo.

Postimi i plotë

Sikur secili në listën e 110 kandidatëve për deputet nga Levizja VETËVENDOSJE!, jam e nderuar që të jem pjesë e këtij projekti në rrugën e angazhimit tonë te përbashkët për një shoqëri të drejtë dhe komb të përparuar. Me LevizjenVETËVENDOSJE! në udhëheqje të qeverisë dhe si shumicë parlamentare në Kuvendin e Kosovës, angazhimi për realizimin e aspiratave të brezave, do të jetë edhe vullnet dhe detyrë e imja parësore.

Ashtu sikur dikur si luftëtare e Lirisë me bashkëluftëtarë, poashtu edhe sot me bashkaktivistë në Levizje, sot nesër e kurdoherë do të jem në shërbim të vendit dhe të interesave tona kombetare e shoqërore.Le të jemi shembull dhe motiv që të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi ta duan dhe ta ruajnë vendin e tyre duke u angazhuar dhe duke mos e braktisur atë.

Fitorja dhe suksesi i Lëvizjes sonë është tashmë më shumë sesa shpresë, është një realitet që me 14 shkurt do të jetë edhe festë e fitores së re.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore