Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

13 të vdekur nga Covid, 609 raste të reja në 24 orët e fundit në Kosovë

13 të vdekur nga Covid, 609 raste të reja në 24 orët e

609 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit nga 1590 testimet që janë kryer në total.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur gjithashtu se kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit, 13 persona. Në të njëjtën kohë njoftohet se kanë arritur që të fitojnë betejën me virusin 309 njerëz.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.590 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 609 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 3 raste (83,76, 68 vjeç), Prizren 2 raste (62, 57  vjeç), Deçan 1 rast ( 70 vjeç), Kamenicë 1 rast ( 63 vjeç), Junik 1 rast (56 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 83 vjeç), Obiliq 1 rast (75  vjeç), Pejë 1 rast ( 66 vjeç), Prishtinë 1 rast (69  vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67  vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 35.549 raste nga 134.318 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 939 raste të vdekjes.  

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 350 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.746 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.864. 

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 276 raste, Mitrovicë 53 raste, Gjilan 35 raste, Podujevë 30 raste, Vushtrri 27 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Pejë 23 raste, Skenderaj 19 raste, Ferizaj 17 raste, Drenas 13 raste, Obiliq 12 raste, Prizren 11 raste, Lipjan 10 raste, Klinë 9 raste, Viti 8 raste, Deçan 7 raste, Istog 7 raste, Suharekë 7 raste, Gjakovë 5 raste, Kamenicë 4 raste, Rahovec 3 raste, Shtime 3 raste, Junik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat  Graçanicë, Kaçanik dhe Mamushë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! 

Respektoni distancën!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore