Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Plumba ndaj makinës së gazetarit, reagon AGK: Goditje e rëndë për lirinë e shprehjes

Plumba ndaj makinës së gazetarit, reagon AGK: Goditje e

Pas ngjarjes së rëndë ku u qëllua me armë zjarri ndaj veturës së gazetarit Shkumbin Kajtazi ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon ashpër sulmin me armë zjarri në drejtim të veturës së gazetarit Shkumbin Kajtazi.

Gazetari përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se mbrëmë në Mitrovicë vetura e tij është qëlluar me disa plumba.

"Mbrëmë u përballa me një sulm të rrezikshëm: vetura ime është qëllua me 5 ose 6 plumba. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës, ku vetura ishte e parkuar në qendër të Mitrovicës", ka shkruar ai.

Kajtazi më tej ka bërë të ditur se rastin e ka lajmëruar në Polici, ku ka deklaruar se sulmi lidhet me punën e tij, meqë siç ka deklaruar vetë ai, probleme personale nuk ka pasur.

“Rasti po hetohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Në vend të ngjarjes në veturën e dëmtuar janë gjetur katër predha të armës. Nuk raportohet për të lënduar. Hetuesit policorë janë duke punuar", ka deklaruar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore