Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Sulm kibernetik Ministrisë së Financave edhe Telekom në Kosovë

Sulm kibernetik Ministrisë së Financave edhe Telekom në

Një nga ministritë më të rëndësishme në Kosovë, ajo e Financave është sulmuar nga hakerët.

Sipas Lajmi.net një  prej dikastereve të kësaj mistrie sot pati një sulm kibernetik. Sulm kibernetik pati pikërisht në Departamentin e Tatimeve në kuadër të MF-së.

Sulmi në fjalë është konfirmuar për këtë agjenci edhe nga ministri në detyrë, Agim Krasniqi.

Krasniqi shkurt tha se posedon informacionin se ka pasur një sulm, por që tashmë janë duke mbledhur informacionet më të hollësishme.

Sipas të njëjtit ky sulm nuk e ka dëmtuar diçka sistemin dhe se po merren me këtë çështje që të rregullohet.

“Kemi informacione për këtë sulm, por që tashmë po merremi më tepër me të, për të shikuar nga afër se çfarë saktësisht ka ndodhur”, tha ai.

Kanë kaluar pak ditë që nga dita kur Hykmete Bajrami dhe dorëheqje nga drejtimi i Ministrisë së Financave.

Ndërsa Koha.net bën të ditur se pre e sulmit kibernetik ka rënë edhe Telekomi.  Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se kanë informacione për një sulm në Telekom, derisa thonë se informatat e pranuara janë duke u trajtuar nga specialistët e Policisë.

“Sot është raportuar për sulme kibernetike në dy institucione. Informatat e pranuara po trajtohen nga ana e specialistëve të Policisë për hetimin e krimeve të tilla në koordinim me institucionet ku dyshohet të kenë ndodhur”, thuhet në njoftimin policor.

Në anën tjetër, Vala i ka mohuar raportimet e tilla, duke i cilësuar si të pavërteta.

“Telekomi i Kosovës është sulmuar me lajme të rrejshme dhe shumë të dëmshme për biznesin tonë. Nuk jemi sulmuar e as nuk është rrezikuar as edhe një IP e vetme. E gjitha është sajuar nga ekspertë të vetëshpallur”, thuhet në njoftimin e Valës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore