Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova&Bota

ZYRTARE/ Dalin emrat e zv.kryeministrit dhe ministrave shqiptarë në qeverinë e Zaevit

ZYRTARE/ Dalin emrat e zv.kryeministrit dhe ministrave shqiptarë në

Sot vendosen emrat e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, të cilët priten të miratohen nga organet partiake të LSDM-së dhe Maqedonisë së Veriut.

Siç bëhet e ditur nga burime zyrtare të BDI-së, Artan Grubi, numri dy i partisë së Ali Ahmetit, do të jetë Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut dhe Ministër për Sistemin Politik.

Fatmir Besimi, ekonomisti i doktoruar në Staffordshire University, i cili ka qenë ministër i Mbrojtjes në qeveritë e shkuara, do të jetë ministrër i Financave të Maqedonisë së Veriut.

Ndërkaq, shef i diplomacisë së Shkupit do të jetë zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

Këto janë emrat zyrtarë që janë vendosur, ndërkohë të tjerët do të caktohen në Këshillin Kombëtar të BDI-së në mbledhjen e sotme, pra ministri i Ekonomisë, Ai i Ambientit, ministri Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe ai i Bujqësisë që i takon lëvizjes Besa.

Zv.Kryeministri i pare në fakt është një post që përcaktohet për herë të parë në qeveri dhe do të jetë shef i ekzekutivit shqiptar.

Sipas marrëveshjes mes BDI-së dhe LSDM-së, vendimet ndërmjet Zoran Zaevit dhe Artan Grubit do të merren vetëm me konsensus.

Nesër është parashikuar që të votohet në Kuvend zgjedhja e Telat Xhaferit për një mandat tjetër 4-vjeçar si kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore