Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova&Bota

Vuçiç vendos të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme pas bojkotit të opozitës

Vuçiç vendos të çojë vendin në zgjedhje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duket se është bërë gati për të shpallur zgjedhje të parakohshme parlamentare, edhe pse një muaj më parë partia e parë fitoi shumicën, por e tërë opozita kryesore bojkotoi procesin.

Në një konferencë për shtyp, Vuçiç ka bërë të ditur se javën tjetër do të shpallë vendimin e tij për të tentuar një pajtim kombëtar pasi një ndarje që duket po e dëmton vendin.

“Unë do të sugjeroja dy koncepte. Njëra është një koalicion i thjeshtë me një parti politike. Që ende nuk kam menduar se me kë do e bëj. Tjetra është, duke pasur parasysh që ne jemi të kërcënuar nga vala e koronavirusit në vjeshtë dhe situata në lidhje me Kosovën, se pas një viti e gjysmë do të shkojmë në zgjedhjet parlamentare , kështu deri atëherë do të duhet të formohet një qeveri e unitetit kombëtar.”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se ai bën “llogaritje”, jo matematikore, por politike, d.m.th., Vuçiç konsideron atë që po ndodh në botë, në Evropë, në mënyrë që të sjellë zgjidhjen më të mirë për vendin dhe qytetarët.

Presidenti serb bëri të ditur se vendimin e tij do ta shpallë sa më shpejt. “Në përputhje me rrethanat, ju mund të prisni propozimin tim shumë shpejt”, përfundoi Vuçiç.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore