Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova&Bota

Shkërmoqet ëndrra e faktorit unik shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Shkërmoqet ëndrra e faktorit unik shqiptar në Maqedoninë e

Tashmë është fakt; faktori politik shqiptar i forcuar me 32 deputetë në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut nuk është i tillë.

Politikanët shqiptarë janë ndarë sërish në dy fronte të kundërta me njëri tjetrin, kun ë njërin është BDI e Ali Ahmetit, në tjetrin Aleanca e Zijadin Selës.

Gjasat për të formuar qeverinë me Zoran Zaevin janë më afër për BDI-në, por është fakt që ajo do të jetë edhe më e dobët, por edhe më e brishtë nga brenda shqiptarëve.

Kërkesa për një kryeministër shqiptar, duket edhe më e realizueshme, por fakt është se fuqia e faktorit shqiptar është thuajse përgjysmuar.

Dje në SHkup, Aleanca e Selës ka zhvilluar një tubim proteste ku ka akuzuar BDI-në dhe Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për manipulim.

Sela theksoi se ashtu si rrëzuam regjimin e Gruevskit, do të rrëzojmë atë të Ali Ahmetit. Ndërkaq, një drejtues i BDI-së, Bujar Osmani e ka quajtur absurde protestën.

Ta etiketosh popullin tënd para botës vetëm për t’i ik përgjegjësisë për dështimin është kulmi i turpit të kësaj politike adoleshente. Në kushte kur asnjë përfaqësues i vet atyre apo i cilit do subjekti tjeter, asnjë përfaqësues i organizatave civile, asnjë përfaqësues i OSBE/ODIHR-it nuk kanë konstatuar asnjë vërejtje në këtë proçes zgjedhor, të protestosh kundër popullit pse stë ka votuar është marrëzi!”, ka shkruar Osmani në faqen e tij në Facebook.

Ndërkaq, BDI ka kryer edhe një lëvizje të fortë. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, që i përket kësaj partie,  ka marrë vendime të cilat rrisin numrin e shqiptarëve në Policinë e shtetit.

Në Manastir është emëruar shef policie Afrim Shabani, në Kumanovë: Sevadil Xhaferi, në Ohër: Hamdi Emini, në Shkup: Memedali Muharemi dhe në Tetovë, Jetmir Abazi.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore