Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova&Bota

Qeveria e re/ Ahmeti dhe Zaev zbulojnë detaje nga marrëveshja e re: Kryeministri shqiptar në 100 ditët e fundit

Qeveria e re/ Ahmeti dhe Zaev zbulojnë detaje nga marrëveshja e re:

Dy liderët partive Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev pasi një takimi për afro dy orë dolën para medieve për të konfirmuar bashkëqeverisjen katërvjeçare mes tyre. Kryeministër nuk do të jetë shqiptar, por Zoran Zaev, ndërsa zv.kryeministri, sipas formulës së përhershme, do të jetë shqiptar.

Ahmeti në konferencën për median u përgjigj pyetjes se pse nuk i përmbajt premtimit për një kryeministër shqiptar. Ai shtoi se Zaevin e ka vlerësuar se përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, në 100 ditët e fundit, kryeministër të jetë shqiptar.

Duke shtuar se vendimi u mor për hir të kompromisit politik dhe për shkak të situatës së pandemisë dhe stabilitetit të vendit dhe se synimi ishte arritja një pakti të shpejtë.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti theksoi se sigurisht që ideja e tyre për kryeministër shqiptar është për t'i afruar njërëzit dhe komunitetet, dhe jo për t'i larguar.

“E tha edhe Zaev. Në Maqedoni ka pasur ministër të mbrojtjes, ministër të brendshëm, kryetar Parlamenti dhe kjo veç e ka përforcuar mirëbesimin midis qytetarëve. Cështja e kryeministrit mbetet një porosi për afrim dhe marrje përgjegjësie të shqiptarëve. Duhet përshëndetur edhe guximi i zotit Zaev që për herë të parë do të ketë kryeministër shqiptar në 100 ditët e Qeverisë”, theksoi Ahmeti.
Zaev veç tjerash tha se kjo marrëveshje do të marrë dritë jeshile në organet më të larta partiake të LSDM dhe BDI.

“Këtë marrëveshje e arrijmë brenda periudhës që më është ndarë mandati. Marrëveshja e shpejt po bëhet në kohën kur vendi po përballet me sfidat me Covid19 dhe sfidat e tjera.”, theksoi Zaev.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti pas takimit me liderin e Lidhjen Social Demokratike, Zoran Zaev, tha se është arritur marrëveshja për qeverinë e re 4-vjeçare mes BDI-së dhe LSDM-së. Ahmeti tha se është i bindur se ky vendim që është marr sot priteshe nga të gjithë qytetarët e vendit dhe partnerët ndërkombëtar për vazhdimin e proceseve integrues.

“Ideja është që të afrohen komunitetet dhe qytetarët dhe jo për t’i ndarë. Çështja e kryeministrit ka qenë një porosi që i afron dhe marrin përgjegjësi që të kemi një republikë më të fortë dhe më të bashkuar”, tha Zaev.

Duke se BDI do të marrë Ministrinë e Brendshme dhe një zv.kryeministër, si dhe kryetarin e Parlamentit.

Do të jetë e njëjta qeveri si ajo e mëparshmja, me një koalicion LSDM- BDI bashkë me Lëvizjen Besa teksa partitë e tjera shqiptare dhe VMRO- DPMNE do të duhet të qëndrojnë në opozitë

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore