Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova&Bota

Përçahen partitë shqiptare, nisin protestat për votën në Shkup: BDI na vodhi!

Përçahen partitë shqiptare, nisin protestat për votën

Aleanca për Shqiptarët – Alternativa marshuan rrugëve të Shkupit dhe drejt institucioneve qendrore shtetërore në shenjë proteste sic thonë për vjedhjen e votës shqiptare nga BDI në zgjedhjet e 15 korrikut.

Sipas INA, karvani i qytetarëve dhe përkrahësve të kësaj partie ka filluar nga parku i Çairit, duke vijuar drejt Qeverisë, Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe zyrës së BE-së.

Protestuesit kanë përcjellë mesazhet për “demokraci”, “stop vjedhjes së votave” si dhe thirrje të tjera. Nga ky koalicion thonë se nuk njohin rezultatin e zgjedhjeve dhe kërkojnë rinumërimin e votave. Koalicioni hodhi dyshime kryesisht për rregullshmërinë e votimeve në Kërçovë, Pllasnicë dhe Dollnen. Ata dërguan ankesa edhe në KSHZ por të njëjtat u refuzuan më pas edhe nga Gjykata administrative

BDI i ka vjedhur votat dhe nuk është legjitimi. Ky ishe mesazhi kyç i liderëve të Koalicionit “Tash është koha” Afrim Gashi dhe Ziadin Sela, në marshin “Për demokraci” ku mijëra protestues marshuan nga Parku i Çairit, vazhduan tek Qeveria dhe ndaluan para Zyrës së BE-së dhe Zyrave të KSHZ-së.

Mes tjerash, kryetari i ASH-së Ziadin Sela deklaroi se populli kërkon liri, ndërsa është koha që nga pushteti të bjerë edhe gjysma tjetër e regjimit të mbetur.
Kemi thënë që motivi kryesor i këtyre zgjedhjeve duhet të jetë ndryshimi, sepse status kuoja 18 vjeçare, monizmi 18 vjeçar e ka vrarë shpresën e shqiptarit, ka bërë nga shqiptari një qenie pa shpresë e cila detyrohet që të largohet nga vendlindja.

Ne e dhamë kontributin tonë që një pjesë e regjimit të bjerë në zgjedhjet e kaluara. Tash është koha që të bjerë gjysma tjetër e regjimit”-tha Ziadin Sela, ASH.

Ndërsa kryetari i Alternativës, Afrim Gashi u ka bërë thirrje partive maqedonase që të kenë kujdes se me kë do të formojnë qeveri.

Porosia e parë është për partitë maqedonase. Të mos lejoni të nëpërkëmbni akoma legjitimitetin e shqiptarëve, ju e dini shumë mirë kush i përfaqëson shqiptarët nga 15 korriku e këndej. Andaj kujdes me kë bëni Qeveri. Dhe porosia e dytë është për bashkësinë ndërkombëtare, këtu e kam fjalën për SHBA-në por edhe për shtetet e BE-së. Mos lejoni që ky vend sidomos në pjesën shqiptare të bjerë në diktaturë.
Sela dhe Gashi për manipulim të zgjedhjeve akuzuan edhe KSHZ-në por edhe institucionet tjera të drejtësisë në vend, për çka zgjedhjet e 15 korrikut i shpallën si jo legjitime. Ata thanë se legjitimiteti do të arrihet vetëm në procedura demokratike dhe të drejta, pa shantazhe dhe pa bërje të votës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore