Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova&Bota

Pas Luginës së Preshevës, bashkojnë forcat për zgjedhje edhe shqiptarët e Malit të Zi!  

Pas Luginës së Preshevës, bashkojnë forcat për zgjedhje

Pas Luginës së Preshevës, edhe shqiptarët e Malit të Zi po mendojnë bashkimin në zgjedhjet parlamentare që vendi i vogël fqinj planifikon të mbajë në 30 gusht.

Raportet në media tregojnë se Alternativa Shqiptare e kryesuar nga Nik Gjeloshaj, Forca e re Demokratike me Nazif Cungun, Lidhja Demokratike Shqiptare e Nikollë Camaj, Unioni i Tuzit i kryesuar nga Fadil Kajoshaj dhe Levizja qytetare Perspektiva, e drejtuar nga Amir Hollaj, duke kuptuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, kërkesën e qytetarëve, si dhe pritjen e ftesën e diasporës për bashkim, kanë rënë dakord që, në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, të dalin me një listë të përbashkët.

“Ne, si subjekte dëshirojmë të dëshmojmë qendrimin dhe kërkesën tonë për formimin e kësaj liste të përbashkët shqiptare, për zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit.Mbetemi me shpresë se pritja jonë do të jap rezultat”, thuhet në një deklaratë të tyre. muajin e kaluar, katër subjekte politike shqiptare garuan me një listë të përbashkët ne zgjedhjet parlamentare të Serbisë, me qëllimin që në këtë mënyrë të fuqizohej zëri i shqiptarëve në këtë zonë.

Një lëvizje e tillë rezultoi e suksesshme, pasi për herë të parë Lugina e Preshevës arriti të sigurojë në këtë mënyrë tre mandate në parlamentin serb.   

Ky bashkim u paralajmërua edhe nga Nazif Cungu, kryetari i Forca Demokratike. Bashkimi i partive shqiptare, sipas udhëheqësve politikë, do të garantonte më shumë vende në parlament dhe do t’i bënte ata faktorë të rëndësishëm në Malin e Zi.

Në zgjedhjet e kaluara parlamentare në tetor 2016, pati një rënie të theksuar të përfaqësimit të shqiptarëve në parlament si pasojë e përçarjes dhe mungesës së unifikimit mes tyre.

Postimi i plotë në Facebook i Cungut

Njoftojmë opinionin e gjerë se subjektet politike shqiptare: Alternativa Shqiptare e kryesuar nga Nik Gjeloshaj, Forca e re demokratika e kryesuar nga Nazif Cungu, Lidhja Demokratike Shqiptare e kryesuar nga Nikollë Camaj, Unioni i Tuzit i kryesuar nga Fadil Kajoshaj dhe Levizja qytetare Perspektiva, e kryesuar nga Amir Hollaj, duke kuptuar rëndësinë e zgjedhjeve parlamentare të 30 gushtit, kërkesën e qytetarëve, pritjen dhe ftesën e diasporës për bashkim, kanë rënë dakord që, në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, të dalin në një listë të përbashkët.

Të bindur se një list është zgjedhja më e mirë, dhe me kërkesë të vëllezërve tonë nga diaspora, dhe insistimin e asamblistit të Nju Jorkut, z. Mark Gjonaj, që t'i japim mundësinë formimit të një liste të përbashkët, për të gjitha subjektet shqiptare, nënshkrimin e marrëveshjes, të paraparë për nesër në mesditë, kemi vendosur ta shtyjmë deri në momentin kur shpresat për një veprim të tillë të jenë shuar.

Ne, si subjekte të dëshmuara në bashkveprim, edhe në këtë mënyrë dëshrojmë të dëshmojmë qendrimin dhe kërkesën tonë për formimin e një liste të përbashkët shqiptare, për zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit.

Mbetemi me shpresë se pritja jonë do të jap rezultat!

Nik Gjeloshaj
Nazif Cungu
Nikolle Camaj
Fadil Kajoshaj
Amir Hollaj

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore