Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova&Bota

Emrat e ministrave shkaktojnë debate brenda BDI-së, rrezikohet zgjedhja e Xhaferit

Emrat e ministrave shkaktojnë debate brenda BDI-së, rrezikohet

Ende nuk dihet se kur do të vazhdojë seanca parlamentare për emërimin e Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi edhe për një mandat 4-vjeçar në krye të ligjvënësit. Edhe përskaj paralajmërimeve të një ditë më parë nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti se seanca do të vazhdojë gjatë ditës së sotme, kjo nuk ndodhi.

“Nesër do të zgjedhim Kryetarin e Parlamentit, shokun tonë, Talat Xhaferrin- kishte thënë më herët Ali Ahmeti, BDI.

Burime nga Kuvendi thonë se konsultimet po vazhdojnë dhe se nuk dihet çfarë vendimi do të merret. Ndërkaq bruime nga LSDM-ja kanë thënë se seanca konstituive në të cilën do të zgjedhet kryeparlamentari, do të mbahet të premten.

Jozyrtarisht, sipas Alsat, kjo situatë e paqartë është rezultat i debatit të ashpër që mbizotëroi në mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, me ç’rast degë të caktuara të kësaj partie kanë qenë të pakënaqura me ndarjen e resorëve.

Emrat e ministrave shkaktojnë debate brenda BDI-së, rrezikohet

Agjencia INA, shkruan se Izet Mexhiti (foto lart), një nga eksponentët e dalluar dhe me autoritet në Shkup, i përkrahur edhe nga bashkëpartiakë të tjerë është ai që përmbysi gjithçka, duke kundërshtuar nominimet e Ahmetit për ministra, sidomos ata nga rajoni i Shkupit. Mexhiti përkrah tij ka edhe emra të tjerë të njohur të kësaj partie, që vënë në sprovë numrat për të votuar Qeverinë.

Dega e Çairit dhe Sarajit kanë kundërshtuar emërimin e sekretarit të përgjithshëm, Artan Grubi për zy/kryeministër të parë dhe Ministër për Sistem politik. Ndërsa dega e Strugës dhe ajo e Likovës kanë kërkuar poste ministrore.

Si pasojë, Këshilli i Përgjithshëm i integristëve mbeti mbrëmë pa një vendim për atë se kujt do t’i ndahet dikasteri i Shoqërisë informatike dhe Administratës. Burimet nga dega e Sarajit nuk i mohojnë pakënaqësitë, por nuk japin detaje me arsyetimin se bëhet fjalë për çështje të brendshme të partisë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore