
Konkursi
"Rijetëzimi funksional dhe estetik i ndërtesave, ndërthurjes së historisë dhe traditës me tendencat bashkëkohore në arkitekturë", është tema e konkursit për të zgjedhur përfaqësuesit e Shqipërisë në edicionin e 13 të Bienales së Arkitekturës në Venecia. Detajet i ka bërë të ditura zv.ministri i TKRS-së, Abaz Hado, gjatë një konference të djeshme për shtyp. Tema e konkursit është e fokusuar në mënyrë specifike në rijetëzimin e monumenteve të kulturës, si dhe të strukturave ndërtimore ushtarake në Shqipëri, në funksion të kthimit në destinacione turistike. Konkursi do të përzgjedhë katër projekte, dy vende të para, si edhe dy çmime për punimet më të mira studentore. Këto punime do të ekspozohen në edicionin e 13 të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës, La Biennale në Venecia. Çmimi për vendin e parë do të ketë një shpërblim prej 250 000 lekësh, ndërsa çmimi për punimin më të mirë studentor do të ketë një shpërblim prej 75 000 lekësh. Në konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë konkurrentë me kombësi shqiptare, studentë që përfaqësojnë universitetet e arkitekturës, arkitektë individë apo të përfaqësuar me studio arkitekture, por edhe artistë të pikturës, skulpturës, dizajnit etj. Afati i pranimit është 15 qershori. Projektet do të gjykohen nga një juri kombëtare, e cila do të zgjedhë edhe fituesin për të përfaqësuar Shqipërinë në Venecia.

Humbje e madhe për artin/ Ndahet nga jeta aktori i njohur (EMRI)
Historia e plotë >
E trishtë! VDES fituesi i çmimit Nobel për Letërsi
Historia e plotë >
Lista e plotë e fituesve në Oscars 2023
Historia e plotë >

Njihuni me personazhet e famshëm që nuk u lejohet të marrin pjesë në Oscars!
Historia e plotë >
Lista e plotë e nominimeve për Oscars 2023!
Historia e plotë >


Çfarë ndodh kur Inteligjenca Artificiale lexon gjithçka?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E FUNDIT/ Nga 20 prilli SHQIPTARËT lëvizin PA VIZA edhe në këtë shtet
Historia e plotë >
Kryemadhi fshehu paratë në Zvicër/ Kaloi në këmbë kufirin, të kalonte pa...
Historia e plotë >
Moti bën kthesën e madhe, ja çfarë pritet të ndodhë nesër me temperaturat

Të dielën ndryshon ora, ja si do të lëvizin akrepat?

Këmbimi valutor 20 mars 2023/ Nuk lëvizin monedhat e huaja, çfarë po ndodh me euron dhe dollarin?
Aktualitet



E zuri kamioni poshtë, ky është mekaniku që humbi jetën në Kurbin
Historia e plotë >
