Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Kosova e shqetësuar për çështjen e Udhërrëfyesit

Qeveria e alarmuar pas mbledhjes së ministrave të jashtëm në Bruksel

Qeveria e Kosovës është alarmuar për "fatin" e udhërrëfyesit apo listën e kushteve që Kosova duhet të plotësojë për liberalizimin e vizave brenda hapësirës Shengen. Shkak është bërë një takim që është mbajtur pak ditë më parë në Bruksel, mes ministrive të brendshme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Franca, Suedia, Holanda dhe Belgjika janë shtetet që po rrezikojnë vonesa shumë të mëdha për liberalizimin e vizave të Kosovës, duke bërë që kosovarët të vazhdojnë të mbesin më të izoluarit në Evropë edhe për një kohë të gjatë.

"Në mbledhje të komitetit punues të enjten, Franca, Suedia, Holanda dhe Belgjika, por kryesisht Franca si më e zëshmja, kanë kërkuar me çdo kusht që udhërrëfyesi të jetë me dy faza. Gjermania e udhëheq bllokun tjetër që kërkon dërgimin e udhërrëfyesit përnjëherë, por komisioni nuk ka mundur të merret vesh mes vete", ka thënë një zyrtar i Qeverisë së Kosovës për të përditshmen kosovare "Zëri".

Ndërkaq edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për RTK ka kërkuar më shumë nga Brukseli. Ai është shprehur se vonesat e pajustifikueshme të BE-së për ta integruar rajonin brenda këtij unioni, mund të kontribuojë edhe më shumë në forcimin e radikalizmit në rajon, që do të ishte i rrezikshëm jo vetëm për Ballkanin.

"Nëse Bashkimi Evropian vazhdon ta vonojë përshpejtimin e anëtarësimit për pjesën e mbetur të shteteve të Ballkanit Perëndimorë kjo në mënyrë të drejtpërdrejtë do të minojë përpjekjet tona për të ndërtuar shoqëri shumetnike. Për më shumë, vonesat do t?i japin zjarr aspiratave të radikalëve për të krijuar shtete mono-etnike. Dhe kjo do të mund të çonte në ndryshimin e kufijve të njohur ndërkombëtarisht, që është skenari më i keq", ka thënë Thaçi.

Ndonëse u deklarua se pas marrëveshjes së arritur me Serbinë, çështja e nisjes së  procesi i liberalizimit të vizave të Kosovës do të ishte çështje ditësh, ende nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.

12 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore