Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Bota, zemërim për masakrën në Houla

Siri 

Zemërimi ndërkombëtar për vrasjen e më shumë se 90 civilëve në Houla të Sirisë është rritur. Në Nju Jork, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, dhe i dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe për krizën, Kofi Anan, kanë thënë se qeveria siriane ka shkelur në mënyrë brutale ligjin ndërkombëtar. Sipas Shtëpisë së Bardhë, vrasjet paraqesin sulme të ndyra të një regjimi të paligjshëm. Franca ka thënë se do të kontaktojë miqtë e Sirisë për të aranzhuar takimin, por nuk është folur ende për ndonjë datë të caktuar. Në Damask, shefi i misionit të OKB-së, Robert Mud, ka thënë se monitoruesit në Siri kanë numëruar 92 trupa të pajetë në Houla, në mesin e tyre, 32 fëmijë. Aktivistët sirianë thonë se viktimat janë pasojë e bombardimeve që bënë forcat e regjimit nga e premtja deri të shtunën. Siria është përfshirë nga kryengritja popullore që në mars të vitit të kaluar. Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 9,000 persona, pjesa më e madhe civilë, kanë humbur jetën në trazira.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore