Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Vëzhgimi i “Fiks Fare”/ Rreziku nga monopatinat, trendi i rrezikshëm, burim aksidentesh!

Vëzhgimi i “Fiks Fare”/ Rreziku nga monopatinat, trendi i

Monopatinat elektrike janë trendi më i ri i transportit në vendin tonë. Për të shmangur trafikun, por edhe çmimi i lartë i karburantit, ka bërë që shumë qytetarë të lëvizin me monopatina elektronike.

Por, kohët e fundit këto monopatina janë bërë shkak për aksidente, pasi shumica e përdoruesve të tyre janë të mitur apo persona që nuk kanë leje drejtimi, pra persona që nuk e njohin kodin rrugor dhe sinjalistikën.

Fiks Fare kreu një vëzhgim në rrugët e Tiranës, ku evidentohen rastet kur drejtuesit e monopatinave kalojnë me semafor të kuq, ecin me shpejtësi në trotuare, bulevarde, kundravajtje, u presin rrugën drejtuesve të automjeteve që kanë përparësi me semafor jeshil, nuk ecin në korsitë e biçikletave e motoçikletave.

Por, vetë qytetarët si e shohin këtë problematikë? Këmbësorët shprehen se është një problematikë e përditshme dhe kërkojnë të merren masa për parandalimin e tyre. Ndërsa dikush me profesion infermier në Itali, tregon se numri i personave që i drejtohen urgjencës me dëmtime nga monopatinat, sa vjen edhe rritet.

Por këta përdorues rruge nuk janë kthyer në problem vetëm për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët, por edhe për policinë rrugore.

“Fiksi” mori në intervistë shefin e Qarkullimit Rrugor të Tiranës Gerhard Baka, gjatë një patrullimi. Ai shpjegoi se drejtuesit e monopatinave nuk respektojnë sinjalistikat. Dalin nga korsitë, shkelin semaforin e si pasojë janë burim aksidentesh. “Këta drejtues duhet të jenë të kujdesshëm, pasi janë një burim i rrezikshëm aksidenti. Policia, edhe pse nuk ka akses në gobvënie, bën thirrje që secili prej tyre duhet të ruaj veten dhe jetën e të tjerëve”, shprehet shefi qarkullimit rrugor.

Ai tregon se hasen më shumë raste që monopatinat qarkullojnë dhe në rrugë interurbane, autostrada që janë të ndaluara edhe për çiklomotorrët.

Kodi Rrugor nuk e parashikon ndëshkimin e shkeljeve që vijnë nga këto mjete elektrike, e për pasojë për policinë rrugore nuk ka bazë ligjore për të vendosur masa administrative apo penale dhe mjaftohet vetëm me këshillime. “Fiks Fare” u interesua edhe pranë Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor për të pyetur nëse kanë bërë një klasifikim për këto mjete.

Arben Progni, Drejtor i Regjistrimit të Mjeteve në DPRRTSH pohoi se me ndryshimet e fundit në kodin rrugor, saktësisht neni 344 i Vendimit të Këshillit të Ministrave nr 353, i ndryshuar së fundi në vitin 2021, këto mjete klasifikohen bashkë me mjetet me pedal. Ky klasifikim i njëjtë edhe për patinat elektrike, përbën bazën ligjore në lidhje me qarkullimin dhe normat e sjelljes që duhet të evidentojnë këto mjete. Këtu i shtohen edhe disa karakteristika, siç janë përdorimi i kaskës mbrojtëse, të zbatojnë të gjitha rregullat e parakalimit, sjelljen nëpër kryqëzime, sinjalizimin me dorë apo me krahë.

Pyetjes se policia rrugore nuk ka një rregullore të mirëpërcaktuar që mund t’i japë mundësinë ligjore për shkelësit e monopatinave, Progni pohoi se në fuqi është rregullorja që është në lidhje me qarkullimin e mjeteve me pedale edhe për patinat elektrike. Pyetjes së “Fiksit” se a mund të përdoren nga minorenët monopatinat, drejtori Progni tha se aktualisht nuk është e përcaktuar dhe se mund t’i përdorin të gjitha moshat, por duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor që janë edhe për mjetet e tjera. Pra, edhe një minoren i pa pajisur me leje drejtimi të asnjë lloj mjeti, mund të shëtisë rrugëve me monopatina, por duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor që nuk i njeh.

Vëzhgimi i “Fiks Fare”/ Rreziku nga monopatinat, trendi i

Vëzhgimi i “Fiks Fare”/ Rreziku nga monopatinat, trendi i

Vëzhgimi i “Fiks Fare”/ Rreziku nga monopatinat, trendi i

Vëzhgimi i “Fiks Fare”/ Rreziku nga monopatinat, trendi i

Vëzhgimi i “Fiks Fare”/ Rreziku nga monopatinat, trendi i

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore