Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Vdes në aksident, i vjedhin numrin e amzës! Ish-drejtori kërcënon vëllain e të ndjerës: Do bëhemi hasëm! (VIDEO)

Vdes në aksident, i vjedhin numrin e amzës! Ish-drejtori

Në emisionin Fiks Fare, Sami Lleshi nga fshati Gostimë i Librazhdit ankohet për ish-drejtorin e shkollës së Mesme të Bashkuar Polis Gostimë.

Ai u rrëfen gazetarëve se në kohën kur ish-drejtori ka qenë në krye të shkollës me numrin e amzës së motrës të tij të ndjerë figuron i regjistruar një tjetër person që nuk e njeh dhe nuk është as banorë i fshatit.

Z.Lleshi rrëfen se këtë shkelje e ka mësuar ne kohën kur ka shkuar të marrë një vërtetim për vete. Ai i ka kërkuar drejtorit të shikonte edhe emrin e motrës në regjistër. Fletën e regjistrit e ka fotografuar dhe mbi numrin e amzës të motrës figuron emri i një tjetër personi. Sipas tij, ky ndryshim është bërë në vitin 2004 dhe këtë shkelje e ka denoncuar në organet ligjore shtetërore.

“Media është gjithmonë një hap përpara ndaj kam besim për të kërkuar drejtësi për motrën time të ndjerë” thotë Samiu.

Bashkëpunëtorët e Fiksit takojnë drejtorin aktual bashkë me qytetarin. Drejtori thotë se ka deklaruar në polici të njëjtat gjëra si vetë qytetari, por largohet menjëherë sapo merr vesh që regjistri është fotografuar duke i thënë qytetarit se e ka prerë në besë!Bashkëpunëtorët e Fiksit bashkë me qytetarin takojnë edhe ish drejtorin. Ai është paraqitur në shkollë ditën kur qytetari ka parë këtë shkelje në regjistër, por nuk thotë se kush e ka lajmëruar.

Ish drejtori pranon se është vendosur një tjetër letër në emrin në regjistër gjithashtu thotë se faji do i mbetet atij, pasi asnjë nga personat që ka punuar në ato vite në shkollën e mesme nuk jeton. Ish-drejtori tregon se kanë patur shumë problematika të tilla. Kur largohet i kujton qytetarit se për këtë gjë me familjen e tij do hyjë në hasmëri.

Ndërkohë gazetarët e Fiksit shkojnë në shkollë. Një mësuese i thotë se drejtori nuk është aty, por në një mbledhje në Librazhd. Gazetarja telefonon drejtorin. Në bisedë drejtori thotë se nuk ka çfarë thotë asgjë më tepër. Të gjitha i ka deklaruar në polici. Gjithashtu pranon se vjedhja e numrit të amzës e personit që ka vdekur është e dukshme. Sipas tij regjistrat janë të sigurt pavarësisht se akoma nuk janë sekuestruar.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore