
Udhëzimi kontrovers i Sandër Lleshit, si po bëhen shefa policie pa mbaruar Akademinë
Duket se nuk e ka marrë vëmendjen e duhur urdhëri më i fundit i Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, për promovimin e punonjësve të policisë së Shtetit.
Edhe gjatë interpelancës së fundit, si deputetët, ashtu edhe ministri nuk e kanë sqaruar dokumentin, i cili kërkon që të promovohen në detyrë punonjës policie që nuk janë oficerë, por punonjës dhe maksimumi kanë gradën Inspektor.
Një lëvizje që është e qartë që bëhet për motive elektorale, për të joshur sa më shumë punonjës që me "medaljen" e rritjes së rrogës dhe karrierës t’i bindin që të votojnë më 25 prill për mazhorancën.
Por ky urdhër pritet të hapë në polemika nga radhët e komunitetit të policisë por edhe nga sindikata apo dhe struktura të tjera të shoqërisë, pasi përveçse mund të bjerë ndesh me ligjin hap një precedent të rrezikshëm.
Në këtë urdhër theksohet se “Nisur nga domosdomshmëria e promovimit të punonjësve të policisë të cilët kanë rezultate dhe performancë të mirë profesionale gjatë karrierës së tyre policore me qëllim ngritjen e tyre për ecuri në karrierë. Nga ana juaj përzgjidhen 10 punonjës policie me gradën Inspektor për ngritjen në karrierë. Gjatë procesit të përzgjedhjes së punonjësve të policisë do të kemi parasysh kërkesat si më poshtë:
-Të ketë rezultate të mira në punë
-Të ketë gradën policore “Inspektor”
-Të ketë aftësi fizikisht dhe të përmbushë përgjegjësinë dhe detyrat që i ngarkohen
-Të ketë aftësi të mira për zgjidhjen e problemeve
-Të ketë mbi 5 vite punë si punonjës policie
-Të jetë i moshës 27 deri në 35 vjeç”.
Pra, thelbi i këtij urdhëri, është që ngjiten në karrierë në strukturat e policisë, punonjës që nuk kanë përfunduar Akademinë e Policisë.
Me këtë lëvizje, dekurajohen oficerët e Akademisë, që menjëherë sapo përfundojnë shkollën 3-vjeçare, marrin gradën “Nënkomisar” dhe punojnë në strukturat e Policisë së Shtetit. Gjithashtu këta studentë janë të penalizuar edhe me pjesën e pagës, pasi marrin vetëm 18.000 lekë të reja në muaj. Ata duhet të durojnë për 3 vite me këtë pagë, derisa të mbarojnë shkollimin. Ndërkohë kolegët e tyre me udhëzimin e Lleshit do të marrin pagën e plotë, s’do harxhojnë 3 vite studim dhe do emërohen direkt Nën/komisar.
Mesazhi që u dërgohet kadetëve të Akademisë, pra studentëve që presin diplomimin dhe emërimin në Trupën e Policisë është dekurajues, ndërkohë që me Ligjin e Policisë së Shtetit, është e përcaktuar qartë se lëvizjet parelele nuk mund të bëhen kuturu, por sipas gradës që ata kanë.
Kjo do të thotë se një punonjës policie me gradën Inspektor nuk mund të punojë në një vend pune ku grada duhet të jetë p.sh. Nënkomisar apo Komisar.
Nga ana tjetër, ky urdhër është nonsens edhe në kuadrin e detyrimeve ligjore që Ministria e Brendshme ka që pas miratimit të ndryshimeve në ligjin e Policisë së Shtetit, ku duhet të përcaktonte implementimin e gradave Inspektor i Parë dhe Isnpektor i Dytë, për të përfshirë kështu të gjithë punonjësit mbështetës e zbatues të policisë që nuk kanë arsimin e lartë.
Pra, duket qartë se kemi të bëjmë edhe me shkelje edhe me dekurajim të oficerëve që pritet të diplomohen.
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.









Nëse Putini do të ishte një grua…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Del FOTO/ Ky është aktori shqiptar që u hodh bashkë me gruan nga kati i ...
Historia e plotë >
TRAGJEDI e dyfishtë në familjen shqiptare/ Aktori hedh gruan nga ballkon...
Historia e plotë >
I hamë të gjithë por nuk e dimë sa të rrezikshme janë: Këto ushqime dëmtojnë trurin

Çmimet e larta ulin konsumin, më shumë bukë, qytetarët "harrojnë" mishin

Keni bërë plane për gushtin? Moti sjell surpriza, ja kur priten ndryshimet atmosferike
Aktualitet

E RËNDË në Tiranë/ I riu i jep fund jetës duke prerë damarët
Historia e plotë >


Aksidenti i frikshëm/ Përmbyset minibusi me 20 pasagjerë në Vermosh
Historia e plotë >