
Transaksionet e dyshimta, a është Ahmetaj pas kompanisë së njohur?
Në Maj të vitit 2008, bëhet një tjetër transaksion dhe kompania që përthithi aksionet e familjes Ahmetaj i shitet “Telekom Sllovenisë” që blen fillimisht 75 % të kuotave e më pas edhe pjesën tjetër.
Në Prill të vitit 2009 kompania ndryshon emrin në “Primo Comunication”. Emri me të cilin çështja e vjedhjes së parave publike shkoi në Gjykatën e Lartë. Por, për të humbur gjurmët nga abuzimi prej 22 milionë dollarësh, edhe emri i kompanisë “Primo Comunication” është zhdukur. Në Shtator të vitit 2014 ndryshohet sërish emri nga Primo, në “Vivo Comunication”.
Në fakt, nëse kërkon në QKB rezulton se me numrin e niptit që kanë pasur këto kompani sot rezulton shoqëria “Tibo Comunicattion”. Pra, është e njëjta gjë nëse përmendim emrat e kompanive “Albania Online Service”, “Primo Comunication”, “Vivo Comunication” e në fund kompania finale Tibo. Ato janë rezultat i një morie transaksionesh dhe përthithjesh që kanë pikënisje nga kompanitë e Arben Ahmetajt “Hermes” dhe “H -Communication”. Tek ekstrakti i TIBO, bie në sy se kompania është themeluar me emrin “PMP Albanian Netuork” nga Robert Mane dhe Ylli Panariti. Ky i fundit, i njëjti person që bleu kompaninë e Ahmetajt “H-Communication”.
Tibo, është vënë shpesh në qendër të akuzave për pirateri televizive. Nuk dihet nëse sot kjo kompani ka lidhje të drejtëpërdrejtë me Ahmetajn, por, transaksionet që treguam hap pas hapi përmes një oktapodi kompanish ngrenë dyshime të forta.
Së fundi, ka të dhëna për një transaksion të ri që nuk ëhstë depozituar në QKB deri në transmetimin e këtij dokumentari. Në Kompaninë Tibo, është bërë aksioner shtetasi Gerian Kuka, i njohur si mik i afërt i Arben Ahmetajt. Personi në fjalë, është pjesë e një tjetër transaksioni që lidh Ahmetajn jo vetëm me pasardhësen e kompanisë “Hermes”, por edhe me biznesmenët e inceneratorëve. Pak më poshtë, do të zbulojmë dokumente ekskluzive se si ky personazh, kryen transaksion qindra mijëra euro për një pronë luksoze për llogari të ish-zëvendëskryeministrit.


“Ping -pong” për nënshtetësinë, shqiptarja e Kosovës kërkon ndihmën e Fiksit
Historia e plotë >






As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet nafta, rritet benzina! Bordi ndryshon çmimet e karburanteve në vend...
Historia e plotë >
DEKLARATË E TOP CHANNEL PËR SULMIN TERRORIST
Historia e plotë >
Nga prilli rritje pensionesh, ja sa do të jetë SHUMA që do t’iu shtohet moshës së tretë

"Dimër" në mes të pranverës! Meteorologia tregon se si parashikohet moti për ditët në vazhdim…

Paundi britanit "mbyt" euron! Këmbimi valutor 29 mars, çfarë po ndodh me monedhat e tjera
Aktualitet

E RËNDË/ E zuri poshtë trungu i pemës, ndërron jetë 42-vjeçari në Berat
Historia e plotë >


