
Skandali/ Super tenderi i Byberit për kushëririn që fut Tropojën në borxhe dhe lë pa paga punonjësit
Thellohen akoma më shumë skandalet e kryebashkiakut Rexh Byberi në dhënien e tenderave në konflikt të pastër interesi. Pas investigimit të parë, në adresë të Gazeta “Shqip” ka mbërritur një tjetër denoncim, i cili na ka çuar në zbulimin e një super tenderi në vlerën e rreth 3,5 miliardë lekëve për firmën Vllaznimi shpk.
Konkretisht bëhet fjalë për prokurimin publik në vlerën e 340 421 901 lekëve për rikonstruksionin e 5 segmenteve Rrugore fshati Gri, Bujan, Cerrnice, Tropoje(2). Fitues i këtij tenderi sipas vendimit të publikuar nga Agjencia e Prokurimit Publik janë bashkimi i këtyre firmave, që kryesohet nga Vllaznimi shpk. Për mundësuar fitimin këtij tenderi u krijua një bashkim operatorësh Vllaznimi shpk me Florida shpk dhe 4 AM shpk.
Si kryesues i këtij bashkimi operatorësh është Vllaznimi shpk, pasi që të dy operatorët e tjerë që janë në këtë bashkim u futën vetëm që të plotësonin dokumentacionin e procedurës, i cili ishte me kritere marramendëse jashtë çdo parashikimi që ky bashkim operatorësh të fitojë procedurën me vlerë 98,9% të fondit limit me vlere kontrate 340 421 901 lekëve.
Konflikti i interesit
Ky tenderi është dhënë në një konflikt interesi nga kryebashkiaku Byberi, pasi pronari i kësaj firme, njëherësh edhe administratori i Vllaznimi sh.p.k është kushëriri i tij i parë, Bashkim Byberi. Zotëruesi i 100% të aksioneve të Vllaznimi sh.p.k është djali i xhaxhait të kryebashkiakut socialist, i cili ka shqyer dyert e bashkisë së Tropojës vetëm për nxjerrë fitues në disa tendera për kushëririn e tij.
Nga investigimi i bërë nga “Shqip” ky është tenderi i tretë kryebashkiaku firmos dhe i jep kushëririt të tij, edhe pse është në një konflikt të pastër interesi. Sipas ligjit “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, në nenin 3 përcaktohet se “Konflikt i interesit është gjendja e konfliktit ndërmjet detyrës publike dhe interesave privatë të një zyrtari, në të cilën ai ka interesa privatë, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, që ndikojnë, mund të ndikojnë ose duket sikur ndikojnë në kryerjen në mënyrë të padrejtë të detyrave dhe përgjegjësive të tij publike”.
Mjafton ky përcaktim i ligjit që tregon se kontrata është nënshkruar në kundërshtim flagrant nga kryebashkiaku socialist, i cili rrezikon të fusë në kolaps financat e bashkisë së Tropojës, duke e zhytur në borxhe dhe rrezikuar pagat për punonjësit e administratës.
Pse futet në krizë bashkia e Tropojës?
Kryebashkiaku ka firmosur një tender që i kalon afati i mandatit të tij, duke lënë një gropë të madhe të zezë financiare për bashkinë e Tropojës, pasi shuma është sa dyfishi i kësaj njësi të qeverisjes vendore.
Bashkia Tropojë ka publikuar në datë 6.10.2020. Kjo procedurë prokurimi me vlerë 3,4 miliard lekë të vjetra pa TVSH, të cilat bashkia planifikon t’i likuidojë në tre vitet e ardhshme nga buxheti i saj, i cili gjithsej brenda një viti është 2.9 miliard lekë në një vit ku përfshihet çdo shpenzim, paga investim etj.
Me këtë procedurë nëse realizohet dhe lidhet kontrata i bie që borxhi i bashkisë Tropojë që ishte 99 milion lekë të reja në fund të 2019-ës me të gjithë vitet dhe nga ish komunat, me lidhjen e kësaj kontratë të shkojë në 4.3 miliard lekë detyrimet, domethënë sa dy herë buxheti i bashkisë.
Të planifikuar në buxhetin e bashkisë të viti 2020 janë 75 milion lekë të reja me TVSH investime, me të cilat mund të shlyente detyrimet, por nuk ka likuiduar asnjë detyrim, që në fakt është detyrim ligjor nga ligji për buxhetin që të bëhet likuidimi i detyrimeve pastaj plan për investime.
Sipas asaj që është përshkruar në DST rezulton se :
1. Fondi limit/Vlera e pritshme e kontratës 343 905 073 lek pa TVSH
2. Burimi i Financimit:- Buxheti i shtetit(Grand +Te Ardhura). Për vitin 2020 fondi në dispozicion është në vlerën 60.000.000 lekë pa TVSH. Financimi i mëtejshëm sipas PBA-së për tre vite .
Që i bie të jetë 114 635 024 lekë në vit, pra gjysma e një buxheti vjetor të Bashkisë. Çështja shtrohet se si do t’i përballoje bashkia Tropojë shërbimet ndaj qytetarëve, pagat, sigurime, shpenzime,detyrime, etj? Ky veprim që po bën bashkia aktuale është një akt papërgjegjshmërie, si dhe një shpërdorim i pastër i fondeve.
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.




Skandali/ Kryebashkiaku socialist i Tropojës i jep tender kushëririt të parë
Historia e plotë >




Çfarë do të ndodhë tani me Mike Pence?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ja të 17 dekretet e Biden që do të firmosen sot për të zhbërë epokën Tru...
Historia e plotë >
'Rama deklaroi qartë se kemi të drejtë'/ Mitsotakis: Pas katër muajsh, d...
Historia e plotë >
A mund të na mbrojnë maskat e firmave kundër koronavirusit?

Ç’do ndodhë me Covid-19? OBSH në alarm: 1 milion raste të reja në ditë, situata s'po shkon drejt fundit

A infektohemi me koronavirus nga ushqimet që blejmë? Ja çfarë thotë OBSH
Biznes

Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >

Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >
