Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Skandali/ Një kompani fantazmë merr me qira 2000 m2 pyll, në plazhin e Qerretit në Kavajë

Skandali/ Një kompani fantazmë merr me qira 2000 m2 pyll, në

Në kulmin e pandemisë së Covid-19, Bashkia e Kavajës ka vepruar me shpejtësi për të dhënë me ankand një nga pasuritë më të kërkuar të zonës bregdetare në Shqipëri.

Plot 2000 metër katrorë pyll në Qerret i ka kaluar privatit me një të rënë të lapsit nga zyrtarët e Bashkisë së Kavajës. Por, ajo që bie në sy është çmimi qesharak që i kanë vënë kësaj pasurie, pasi ky truall në bregdet, është dhënë me një çmim qesharak. Në dokumentet që ka siguruar gazeta “Shqip” thuhet se bashkia ka nxjerrë në ankand para pak javësh një sipërfaqe prej 2000 metra katrorë të fondit pyjor, në Njësinë Administrative Qerret.

Çmimi i dhënies me qira është 180 000 lekë të rinj për hektarë. Por, me qira u dhanë vetëm 2 dynymë, pra 1/5 e hektartit. Dhe, po të llogarisësh çmimin e dhënies me qira është të këtij pylli, vlera nuk shkon as 500 mijë lekë të vjetra në vit.

Pra, kjo sipërfaqe në këtë territror, mjaft të kërkuar në Shqipëri, u dha për vetëm disa kartëmonesha, duke ngritur hije dyshimi se gjithçka ka qenë e paracaktuar.

Dyshimet shtohen edhe në vijim, pasi në dokumentet që ka siguruar “Shqip” citohet se në kriteret e përzgjedhjes së fituesit ishte çmimi i ofertës ekonomikisht më i favorshëm, “ndikimi pozitiv në ushtrimin e një veprimtarie e cila do të gjenerojë të ardhura dhe do të nxisë punësimin”.

Megjithatë, në garë ka qenë vetëm një kompani, pikërisht shoqëria “LAGUNA” me adresë pikërisht në Qerret, Kavajë. Në dokumente thuhet se kompania “LAGUNA”, ka nipt me nr. M02005701H. "Shqip" verifikoi në Qendrën Kombëtare të Biznesit për këtë kompani, ku çdo kush mund të aksesojë të dhënat që nuk janë sekret. Çuditërisht, me këtë numër nipti nuk rezulton asnjë kompani e regjistruar në Qendrën Kombëtarë të Biznesit.

Dy janë mundësisë; ose kompania është fantazmë, ose institucionet shtetërore po mundohen të fshehin pronarët e vërtetë të kësaj kompanie.

Megjithatë, cilido që ka shkuar në Qerret mund të bëjë lidhje se kush është përfituesi i kësaj sipërfaqe, pasi në atë zonë kanë ndërtuar fshatra turistikë, vila, resorte, apo pallate, oligarkët më të mëdhenj në Shqipëri.

Gazeta ‘”Shqip” do të vijojë të investigojë për këtë skandal, duke kërkuar nga institucionet përgjegjëse se përse është mbajtur e fshehtë kompania? Apo edhe vendimarrjen e Bashkisë së Kavajës, e cila po i jep privatit edhe atë pak kurorë të gjelbër që ka mbetur nga zona.

Skandali/ Një kompani fantazmë merr me qira 2000 m2 pyll, në

Skandali/ Një kompani fantazmë merr me qira 2000 m2 pyll, në

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore