Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Skandali në Fiks Fare/ 6 mijë euro një diplomë Bachelor, 16 mijë paund viza angleze! Sekseri që kërkon paratë, i arrestuar para dy vitesh për mashtrim

Skandali në Fiks Fare/ 6 mijë euro një diplomë Bachelor, 16

Enver Bregasi, i shoqëruar dhe arrestuar njëherë për mashtrim në vitin 2020, ku në emër të një shoqate arriti të mashtronte disa persona dhe të përfitonte rreth 12 milionë lekë, vazhdon të bëjë të njëjtën gjë.

Kësaj radhe, skema është ajo e marrjes së diplomave kundrejt parave në Universitete Shtetërore. Diplomë pa u paraqitur asnjëherë në universitet dhe pa bërë as edhe një orë mësim. 6.5 mijë euro për Bachelor dhe 5.5 mijë euro për Masterin. Por sekseri premton gjithashtu se nxjerr edhe viza angleze kundrejt pagesës që varion nga 12 mijë paund deri në 16 mijë paund.

Për atë, është e rëndësishme t’i jepen disa dokumente dhe para paradhënie, kështu sipas tij çdokush që i bën këto mund të marrë një degë që do. Bregasi erdhi në Fiks Fare si denoncim i një qytetareje e cila kishte bërë një takim më parë me të dhe i ishte premtuar diplomë. Gjithashtu, ai i kishte kërkuar denoncueses edhe klientë të tjerë për të siguruar diplomën kundrejt pagesës pa kryer as edhe një ditë mësim.

Fiksi solli me zë dhe figurë takimet e Bregasit me denoncuesen dhe bashkëpunëtorë të emisionit. Ai tregon se diplomën e merr në shtet, mjafton që t’i thonë degën dhe t’i paguajnë paratë. Në bisedat me bashkëpunëtorët e Fiksit Bregasi kërkon që të bëjë bashkëpunëtorë, kështu nëse një diplomë për të kushton 3500 euro, duhet të marrin 5500 euro që të përfitojnë nga 1000 euro. Sipas tij, duhen disa dokumente dhe paratë të paguhen në fillim, pastaj për 3 muaj del diploma. Madje, ai këmbëngul se diploma mund të verifikohet në sekretari dhe të kuptohet që nuk është e rreme.

Por në asnjë moment, në të gjitha bisedat edhe pse gazetarët këmbëngulin për një përgjigje se me kë bashkëpunon për të bërë diplomat ai nuk tregon, madje thotë se nuk thuhen këto gjëra, dhe duhet të jenë shumë sekrete. Në takimin e dytë me bashkëpunëtoren e Fiksit ai kërkon që kjo e fundit të gjejë sa më shumë njerëz që të blejnë diploma dhe se nuk kanë përse takojnë zotërinë, por vetëm vajzën.

Në bisedë e sipër, sekseri shtron edhe pyetjen nëse dikush ka nevojë për vizë angleze edhe ato ai i ofron. “Personi mua më kërkon 8 mijë paund për një vizë, sesa marrim ne pastaj sipër kësaj shume ndahet mes nesh, se 12 , se 14 apo 16 janë tonat“, shprehet ai. Për vizën lihet një kapar që përkon me shifrën e 3.5 mijë paund.

Për të gjithë të interesuarit, si për diplomë apo edhe për vizë, garancia e vetme është një deklaratë me shkrim dore ku thuhet se ‘unë filani dhashë kaq para’./ Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore