
SKANDALI/ Drejtoresha e Bashkisë e Durrës shtron oborrin e objektit privat me makineritë dhe punonjësit e bashkisë
Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së martës një rast sesi shpërdorohen paratë publike nga persona me funksione zyrtare, siç është drejtoresha e kabinetit në Bashkinë Durrës, znj Almira Llaçi.
Denoncimi i mbërritur pranë redaksisë së Fiks Fare ishte se ndërmarrja e rrugëve pranë Bashkisë Durrës, me mjetet dhe punonjësit e kësaj të fundit ka shtruar oborrin e një objekti privat. Objekt i cili i përket bashkëshortit të shefes së kabinetit, z. Edvin Sela.
Gjithashtu denoncimi është shoqëruar edhe me video ku duken makineritë e ndërmarrjes së rrugëve si dhe punonjësit e saj duke punuar pranë këtij objekti privat, i cili është blerë para 9 muajve nga bashkëshorti i shefes së kabinetit. Objekti ndodhet në Shkozet Durrës, kati i dytë është i vendosur një biznes dhe kati i parë dhënë me qira.
Fiksi pas këtij denoncimi u paraqit pranë objektit në fjalë duke takuar pronarin Z. Sela. Pyetjes së gazetarëve se a është e vërtet që objekti i tij ishte shtruar nga ndërmarrja e rrugëve të Bashkisë Durrës, duke përfituar nga bashkëshortja që është shefe e kabinetit, z. Sela kërkoi që të mos përmendeshin emra të tjerë.
Ai u tha gazetarëve se ka konflikt me denoncuesin pasi është zaptues, ndërsa për sa i përket mjeteve që shtruan oborrin e objektit të tij privat nuk u shpreh pasi çështja është nën hetim. “E ka prokuroria dhe unë normalisht dua që të jem në rregull edhe me shtetin, duhet prokuroria të shprehet” u thotë ai gazetarëve. Ndërkohë që pohon se e shoqja është shefe e kabinetit në Bashkinë Durrës , por mohon të ketë lidhje me këtë gjë.
Fiksi iu drejtua edhe ndërmarrjes së rrugëve, por që drejtorin nuk e gjen aty. Përgjegjësi nuk di të jap informacion pasi nuk përgjigjet për makineritë, pasi për ato përgjigjej vetëm drejtori. Ai u kërkon një numër kontakti gazetarëve që t’i njoftojë sapo drejtori të jetë në ndërrmarrje.
Por vetëm pak minuta pasi gazetarët e Fiks Fare ishin larguar nga ambjentet e ndërrmarrjes, lajmërohen me një mesazh se drejtuesi i institucionit nuk mund t’i presë. Për të marrë një përgjigje ata duhet t;i drejtoheshin Bashkisë Durrës. Fiksi iu drejtua edhe Bashkisë Durrës për rastin në fjalë, por deri më sot ende nuk kanë marrë një përgjigje./ Top Channel




Pazar dhe me të vdekurit! Vazhdon shitja e vendeve të varreve në Durrës
Historia e plotë >




Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Koncertet, ja sa kushtojnë biletat për artistët kombëtarë e ndërkombëtarë, zbuloni më “të shtrenjtin”!

Popullsia në moshë pune zvogëlohet me 101 mijë persona pas pandemisë

Këmbimi valutor/ Euro në rënie si ASNJËHERË më parë, paundi në minimumin historik
Aktualitet



Pezullohen tre efektivë të policisë në Gramsh, ja SHKELJA që kryen
Historia e plotë >
