Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Si po reflektohet kriza e bujqësisë te skema e pensioneve?

Si po reflektohet kriza e bujqësisë te skema e pensioneve?

Bujqësia, dega që zë gati një të pestën e ekonomisë kombëtare po tkurret me shpejtësi. Një tregues që paralajmëron përkeqësimin e situatës në skemën e pensioneve.

Të dhëna zyrtare tregojnë se tkurrja e sektorit vjen më shumë nga sektori i blegtorisë. Tkurrja e popullsisë në zonat rurale është bërë shkak për rënien e numrit të bagëtive. Fermat e vogla blegtorale me 1 deri në tre krerë po tkurren me shpejtësi, jo vetëm nga pakësimi i popullsisë, por edhe nga plakja e saj


“Po të kesh parasysh kontributin në ekonomi, bujqësia dhe fermerët kanë nevojë për një rregullim. Ulje të moshës së pensionit social dhe ndryshimin e koefiçientit për ata që kanë punuar në sistemin e kaluar” u shpreh Eduart Sharka, Ekspert Financiar

Të vetëpunësuarit në bujqësi kanë një problematikë të re që lidhet me plotësimin e dosjeve me dokumente. Aktualisht fermerët duhet të paguajnë tarifa dhe të plotësojnë dokumentacionin on line. Për këtë kategori të shoqërisë është e vështirë të adaptohen me teknologjinë, aq më tepër në një moshë pensioni.

“Shkojnë të zyrat e ISSH askush nuk i ndihmon i përcjellin dhe i thonë shko te E-albania. Duhet ndërhyrë sepse është një target grup që nuk mund ta ketë këtë shërbim nga e-albania dhe të hiqen tarifat që paguhen. Shteti e ka obligim që të ndërmarrë masa sociale për këtë target grup sepse kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ekonominë kombëtare pavarësisht se nuk është faji i fermerëve shqiptarë që 90% e trasnaksioneve në sektorin e bujqësisë janë informale” u shpreh Eduart Sharka, Ekspert Financiar.

Skema për fermerët ka një problematikë që edhe në rastet kur fermerët janë të deklaruar, derdhja e kontributeve mbetet pa zgjidhje afatgjatë. Pra, regjistrimi me NIPT, jo domosdoshmërisht sjell detyrimin për të paguar kontribute.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore