
Si ju dhanë kompanisë Aktor 44 mln USD nga Haxhinasto, kur LSI po kalonte në opozitë
Rruga Elbasan-Tiranë, është një nga ato vepra publike që siç ka ndodhur edhe me Rrugën e Kombit kostoja është rritur rrugës jashtë parashikimeve, duke sjellë një shtesë gati 44% më të lartë.
Kostoja paraprake e ndërtimit të rrugës u parashikua pak më shumë se 312 milionë USD, por vlera e saj u rrit rrugës, njëjtë siç ndodhi me Rrugën e Kombit.Ajo u rrit në 450 milionë dollarë, duke sjellë një odise të vërtetë skandalesh dhe problemesh.
Gazeta Shqip ka siguruar dokumente, ku zbulohet një skandal i përmasave gjigande, ku në kohën kur Edmond Haxhinasto i LSI-së drejtonte ministrinë e Transporteve, janë bërë disa manovrime që kanë rritur pagesat jashtë kontrate me më shumë se 44 milionë dollarë.
Kështu nga nisja e kontratës që është kryer në vitin 2012, kjo kontratë ka pësuar më shumë se 14 amendime, vetëm në segmentin e parë, ndërkohë që për pjesën tjetër, segmentin e tretë nga Tuneli i kërrabës në Elbasan ka pësuar 7 amendime.
Amendime që kanë sjellë “rritjen e oreksit” të kontraktorit, për tre parti parash që janë reklamuar në ARRSH-në, e cila gjithashtu drejtohej nga një eksponent i lartë i LSI-së.
Të gjitha këto manovra janë kryer në një situatë kaotike për vendin, kur ishin kryer zgjedhjet e 25 qershorit 2017 dhe, e ishte në vakumin e pushtetit të një qeverie në detyrë, ku disa ministra ishin të PS-së, disa “teknikë” të PD-së dhe disa të LSI-së.
Më 4 korrik dhe 24 korrik 2017, një muaj pas zgjedhjeve ku LSI doli në opozitë, janë kryer amendimet e kontratës me firmën Aktor.
Më 30 qershor, 5 ditë pas zgjedhjeve të 25 qershorit 2015, kompania greke bën një reklamim për segmentin e parë të rrugës ku kërkon 31,299,889.2 dollarë.
Ndërkaq, Njësia e Menaxhimit të Prokurorimeve në Ministrinë e Transporteve, i bën të ditur kontraktorit se vlera për segmentin e parë i shkon jo aq sa ka kërkuar por 25,185,012 $ USD, më shumë se 6 milionë më pak.
Të dyja palët, pra kompania dhe ministria e Transporteve ngrenë sipas kontratës një grup që do të zgjidhë mosmarrëveshjen e quajtur DBR, e cila vendos që shuma që duhet të kalojë tek kompania është 25,220,016.37 $USD.
Ndërkaq, për segmentin 3 të rrugës Tiranë Elbasan, që përfshin aksin nga tuneli në Elbasan, kontraktori ka paraqitur një kërkesë në mars 2017, për një shumë shtesë prej 14,029,177.34 $ USD. Dy muaj më pas, supervizori, e ka ulur shumën në 12,475,893.16 $ USD.
Kompania Aktor nuk bie dakord me vendimin e supervizorit për uljen e shumës dhe e çon çështjen në Arbitrazh.
Pas disa përplasjesh, në korrik të 2017, kur LSI ende kontrollonte Ministrinë e Transporteve, Njësia e Menaxhimit të Prokurorimeve e çoi shumën në 11,778,098.87 $ USD.
Njësia e përbashkët e ngritur nga palët, vendosi që në shtator ta ulë shumën në 11,665,552.31 $USD.
Financuesi kryesor i rrugës, Banka Islamike për Zhvillim asnjëherë nuk e ka dhënë pëlqimin për këto amendime të kontratës që janë zhvilluar në mënyrë frenetike.
Pra e gjithë historia e 44 milionë dollarëve që flitet sot në Arbitrazh, nuk janë gjë tjetër por fryti i ndryshimeve të kontratës që ministri i kohës Edmond Haxhinasto ka kryer me kontratën që qeveria shqiptare, përkatësisht ARRSH ka lidhur me kompaninë greke Aktor.
Çdo gjë është kryer në mënyrë frenetike pikërisht në kohën kur Shqipëria ishte në vakum pushteti, gjë që bën “mu” se është dashur të fshihet allishverishi, i cili sot po deklamohet si një dhënie kontrate një subjekti tjetër. Faktet tregojnë se gjithçka është kryer në mënyrë krejt të dyshimtë nga njerëzit që kanë drejtuar Ministrinë e Transporteve, ARRSH-në dhe NJMP-në, që ishin të gjithë përfaqësues të LSI-së.
Për këtë çështje kanë nisur edhe hetimet, madje prokuroria e ka çuar çështjen në gjykatë kundër ish-drejtorit të ARSH-së dhe kreut të LSI-së Elbasan Dashamir Xhika.
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.









Nëse Putini do të ishte një grua…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Del FOTO/ Ky është aktori shqiptar që u hodh bashkë me gruan nga kati i ...
Historia e plotë >
TRAGJEDI e dyfishtë në familjen shqiptare/ Aktori hedh gruan nga ballkon...
Historia e plotë >
I hamë të gjithë por nuk e dimë sa të rrezikshme janë: Këto ushqime dëmtojnë trurin

Çmimet e larta ulin konsumin, më shumë bukë, qytetarët "harrojnë" mishin

Keni bërë plane për gushtin? Moti sjell surpriza, ja kur priten ndryshimet atmosferike
Aktualitet

E RËNDË në Tiranë/ I riu i jep fund jetës duke prerë damarët
Historia e plotë >


Aksidenti i frikshëm/ Përmbyset minibusi me 20 pasagjerë në Vermosh
Historia e plotë >