
Si i ka fituar 100 milionë euro tendera dhe koncesione, kompania Gjikuria Sh.p.k?!
Në Shqipëri është bërë e modës termi oligark, madje ai përdoret rëndomtë nga opozita, e cila çdo sulm ndaj firmave e lidh me biznesmenë që fitojnë tender pa fund nga qeveria.
Por sulmet nga podiumet e opozitës duken qartazi që janë selektive, pasi mund ato bëhen për interesave të caktuara, duke fshehur apo mbrojtur kompani që kanë fituar miliarda nga fondet e shtetit.
Një ndër këto firma që ka marrë tendera pafund është kompania Gjikuria Sh.p.k, e cila kohët e fundit ka fituar dhjetëra prokurime dhe ku pjesën më të madhe i ka përfituar në Tiranë dhe Vlorë.
Miliardat e fituara janë nga prokurimet publike ku Gjikuria i ka si subjekt më vete, por edhe në bashkëpunim me kompani të tjera. Kjo kompani duket se gëzon mbështetjen e segmenteve të caktuara të opozitës.
Tenderat e fituara dhe koncesioni i rrugës
Firma Gjikuria ka lidhur një kontratë me ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës në formë koncesioni PPP në vlerën e 67,359,926 Euro për ndërtimin e të projektit të rrugës Porti i Jahteve-Orikum-Dukat. Kohëzgjatja e këtij koncesioni është 13 vjet.
Por kjo nuk është mjaftuar me kaq, Gjikuria ka përfituar një shumë marramendëse për tenderat që shkojnë në 3,565,356,060 lekë të reja, ose rreth 30 milionë euro.
Gazeta Shqip këtë hulumtim e ka bazuar te të dhënat zyrtare të dhëna nga Open Data. Pikërisht kjo kompani ka fituar tendera pothuajse në të gjithë Shqipërinë dhe që për këtë Basha hesht e ruan nga rutina e tij e konferencave dhe shenjëstron vetëm një biznes të vetëm.
Tenderat e fituara
- Shoqeria Koncesionare "Rruga Orikum - Llogara"- vlera e investimit 67,359,926 Euro
- Tendera të fituara si kompani Gjikuria shpk 743, 378, 477,20 lekë
Bashkia Tiranë
- Sistemimi i Përroit të Kallmit- 45,971,052.00
- Rikualifikim urban i bllokut qe kufizohet nga Blv Bajram Curri-Blv Petro N. Luarasi-Rruga Taulantia-Rruga Ali Demi-Faza I- 94,900,888.00
- Rehabilitimi i rrugëve të bllokut që kufizohet nga rrugët Fabrika e Qelqit, Konferenca e Pezës. Besim Alla dhe Jorgo Panajoti Faza I - 169909814.5
- Rikonstruksioni i infrastrukturës rrugore të bllokut që kufizohet nga rruga Qemal Stafa - rruga e Dibrës dhe rruga Bardhyl Lidhur- 161,221,244.00
Në bashkitë e tjera
- Rikonstruksioni i godinës aktuale të Bashkisë Himarë 40,613,118.00
- Ndërtimi i rrjetit të jashtëm të kanalizimeve të ujërave të zeza dhe stacioni i pompimit, Lagja Potam 34160214.7
- Rikonstruksioni i Shkollës së Mesme ''Spiro Gjiknuri', Himarë- 42,631,935.00
- Lezhë- Rikonstruksion i rrugës Superstradë -IEVP Shënkoll 33,824,250.00
- Sarandë- Përmirësimi i rrjetit të ujërave të zeza zona Hotel Butrinti deri te Kanali i Cukës 120,145,961.00
Tenderat e fituara në bashkëpunim me kompanitë e tjera
- Bashkia Tiranë “Rikualifikim urban Blloku te Dogana, Njësia 7, Gjikuria & RT - 30,561,535.5
- Rikonstruksion pjesor i zyrave të Aparatit të Bashkisë Tiranë - Gjikuria shpk dhe Sinder Ab shpk 16,748,769.00
- Tiranë- Ndërtimi i Godinës së Re të Ujësjellësi GJIKURIA & 4 A-M shpk 470,353,557.45
- Tiranë- Shërbimi i Pastrimit të Zonës Tirana I - Ante Group-Gjikuria 506,696,943.00
- G.P.G. COMPANY SHPK & GJIKURIA SHPK - 114,677,817
- Lushnjë- Rikonstruksion i shkolle 9-vjeçare 4 Dëshmorët 41,463,186.00
- Klos-Rikonstruksion i shkollës së mesme Shaban Çollaku 73,214,631.00
- BAJRAMI N. SHPK - GJIKURIA - 5 tendera 198,272,498 lekë
Kontrata në Shëndetësi
- Gjikuria SHPK - Rikonstruksion i ambienteve të repartit të Reanimacionit të Spitalit Shkodër 27,372,487 lekë
- Gjikuria SHPK - Arti SHPK- 2 tendera vlera 222,094,827
- Ndërtimi i maternitetit të ri dhe shtesë dy kate për shërbimin e kirurgjisë dhe të patologjisë në spitalin 36,861,650.83 lekë
- Ndërtimi i maternitetit të ri dhe shtese dy kate për shërbimin e kirurgjisë dhe të patologjisë në Spitalin Sarandë 185,233,176.50
Kontrata publike me Fondin e Zhvillimit Shqiptar
- Shtatë tendera për ndërtim të rrugëve në vlerën e 1,235,199,150 lekëve
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.









Nëse Putini do të ishte një grua…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Del FOTO/ Ky është aktori shqiptar që u hodh bashkë me gruan nga kati i ...
Historia e plotë >
TRAGJEDI e dyfishtë në familjen shqiptare/ Aktori hedh gruan nga ballkon...
Historia e plotë >
I hamë të gjithë por nuk e dimë sa të rrezikshme janë: Këto ushqime dëmtojnë trurin

Çmimet e larta ulin konsumin, më shumë bukë, qytetarët "harrojnë" mishin

Keni bërë plane për gushtin? Moti sjell surpriza, ja kur priten ndryshimet atmosferike
Aktualitet

E RËNDË në Tiranë/ I riu i jep fund jetës duke prerë damarët
Historia e plotë >


Aksidenti i frikshëm/ Përmbyset minibusi me 20 pasagjerë në Vermosh
Historia e plotë >