Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Shtëpia e Partisë nuk ekziston më/ Lagjia “8 nëntori” mban ende statusin muze dhe zonë e mbrojtur

Shtëpia e Partisë nuk ekziston më/ Lagjia “8

Paradoksi në lagjen “8 nëntori”, e cila u shpall lagje muzeale dhe zonë e mbrojtur falë shtëpisë ku u themelua Partia Komuniste Shqiptare, është prishur me kohë, ndërsa lagjja ende mban statusin dhe  banorëve iu ndalohet investimi në pronën e tyre.

Gjendja është po e njëjtë edhe sot pas 81 vitesh nga 8 nëntori i 1941. Në shtëpinë ku u themelua Partia Komuniste tashmë prej vitesh është ngritur një vilë.

Edhe pse dikur në vitin 1973 ishte shpallur monument kulture, ajo është shitur dhe blerë nga një  ndërtues privat, i cili ndërtoi një vilë. Banorët e lagjes pohojnë se kjo ka ndodhur herët, rreth viteve ’90.

Por pas viteve 1973, ku kjo shtëpi u shpall monument kulture vetëm 7 vite më vonë , në vitin 1980  edhe zona përreth saj u shpall zonë e mbrojtur dhe muzeale. Status që ende e mban.

Në  15 qershor 2016 Këshilli Kombëtar i Restaurimeve i propozoi ministres së Kulturës heqjen e statusit të monumentit të kulturës të shtëpisë muze, shtëpisë ku u themelua Partia Koministe Shqitpare dhe heqjen e statusit të zonës muze dhe zonë e mbrojtur të zonës perreth shtëpisë, pra lagjes “8 nëntori”.

3 muaj më pas, në 5 shtator 2016, ish ministrja e Kutlurës, Mirela Kumbaro,  vendosi heqjen e  shtëpisë ku u themelua Partia Komuniste Shqiptare nga fondi i monumenteve të kulturës. Por ky vendim nuk tregon se çfarë do të bëhej me statusin zonë muzeale dhe zonë e mbrojtur e lagjes ku ndodhej shtëpia e Partisë.

Por nuk merr fund me kaq,  një tjetër vendim i qeverisë Rama në vitin 2013, e shpalli zonë historike të gjithë zonën afër shtëpisë së Partisë. 200 familje që prekeshin nga vendimi, kërkuan në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e vendimit, duke argumentuar se janë përballë një paradoksi. Shtëpia për të cilën gjithë lagjja ishte shpallur zonë muzeale, nuk ekzistonte më.   Por as gjykata nuk i dha dot zgjidhje problemit.

Sipas ligjit shfuqizimi i vendimit mund të bëhet vetëm nga autoriteti që e ka shpallur atë. Por ligji nuk jep detaje se çfarë ndodh nesë ky autoritet nuk është më. Pra banorët ende janë nën ndikimin e ligjit, dhe nuk mund të investojnë në pronën e tyre si rezultat se zona është muzeale dhe e mbrojtur, dhe ata që e vendosën këtë në 1973 ka qenë Byroja Politike e Partisë së Punës së Shqipërisë e cila ka kohë që ka ‘ndërruar jetë’, por ligji për këta banorë ende është në fuqi. Dhe kështu paradoksi vazhdon …

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore