
Shqipëria "gropë mbetjesh"/ Si ka ndryshuar historia e riciklimit për 60 vite
Në nisje të dekadës së shkuar, Shqipëria ishte kthyer në një gropë të madhe mbetjesh.
Kishte vetëm dy varreza të ligjshme plehrash, të cilat merrnin edhe jetë njerëzish. Djegia e mbetjeve bëhej në fusha të hapura. Ndërkaq, riciklimi ishte diçka e huaj.
Opozita demokratike e cila dikur e kishte kundërshtuar – pasi kishte ardhur në pushtet e kishte miratuar ligjin që lejonte importin e mbetjeve. Pra, plehrat nuk kishte kush t’i ndalte më. Dhe shqiptarët do të bashkëjetonin me to.
Gjendja dukej e pashpresë. Shqipërinë e kishin marrë plehrat. Përballë tyre, shqiptarëve do t’u duhej ta përmbysnin për ta ndryshuar realitetin, i cili po bëhej më tragjik nga dita në ditë.
Një dekadë pas, gjithçka duket ndryshe. Mirëpo, alarmi është po i njëjti. Jo sepse rreziku ka mbetur i njëjtë. Por sepse të njëjtë kanë mbetur politikanët dhe interesat e tyre.
Nisma e parë për menaxhimin e mbetjeve kishte karakter krejtësisht ekonomik dhe aspak mjedisor.
Në fillim të viteve 60-të, ishte vendosur parimi i riciklimit dhe ripërdorimit absolut, për të gjitha kategoritë e ambalazheve. Në po atë periudhë miratohen disa dekrete për mbrojtjen e ujit dhe tokës.
Banaliteti i komunizmit do të ishte fatal për natyrën. Në kongresin e V-të të Partisë Popullore të Shqipërisë objektiv u vendos që për pesë vjet të hapeshin 115 mijë hektarë tokë pune. Partia i kishte shpallur luftë pyjeve. Mijëra hektarë pyje u prenë. Shteti kreu krim mjedisor.
Pasi u kujtua se ambienti duhej mbrojtur, pushteti komunist miratoi dekretin me numër 5105 “Për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja”. Në dy dekada, krijuan komitete dhe inspektorate. Fillimisht nuk bënë gjë. Pastaj nuk kishin çfarë të bënin.
Tatpjeta ekonomike e viteve të 80-ta po e shkatërronte shoqërinë. Rritja ekonomike ishte negative. Borxhi sa një e pesta e ekonomisë.
Shqipëria renditej në grupin e 15 vendeve më të varfëra të botës. Ishte koha kur në Shqipëri, sllogani më i shpeshtë ishte “bar do hamë dhe parimet e marksizëm leninizmit nuk i shkelim” ka mbetej në letër.
Përveç plehravehin Me një vendim të Këshillit të Ministrave të vitit 1994, ato mund të bëheshin edhe më të shumta.
Vendimi nr.26 që mbante datë 31.01.1994, lejonte importin e mbetjeve jo të rrezikshme.
Përmes tij, i hapej rrugë dyndjes së plehrave drejt Shqipërisë.
Varfëria që kishte pllakosur vendin i bënte edhe më të rrezikshme. të kohës.
Kur firmat piramidale falimentuan, mbi 260 mijë kreditorë kishin humbur të gjitha paratë. Për pasojë, plasi lufta civile, në të cilën u luftua edhe mjedisi. Në mënyra që nuk ishin parë për gjysmë shekulli.
Vendi po hynte në mijëvjeçarin e ri gjysmë i shkatërruar dhe pothuaj i pajetueshëm.




Pazar dhe me të vdekurit! Vazhdon shitja e vendeve të varreve në Durrës
Historia e plotë >




Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Koncertet, ja sa kushtojnë biletat për artistët kombëtarë e ndërkombëtarë, zbuloni më “të shtrenjtin”!

Popullsia në moshë pune zvogëlohet me 101 mijë persona pas pandemisë

Këmbimi valutor/ Euro në rënie si ASNJËHERË më parë, paundi në minimumin historik
Aktualitet




