Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Shqipëria e "vuajtur nga plehrat"/ Dekada të tëra harrese dhe ligje që nuk zbatoheshin, reformat për trajtimn e mbetjeve ndër vite

Shqipëria e "vuajtur nga plehrat"/ Dekada të tëra

Për dekada, toka, ujrat dhe ajri i shqiptarëve ishin lënë në duar të komiteteve dhe agjencive. Pra, në njëlloj harrese të qëllimshme.

Vetëm më 2001, përmes ndryshimeve ligjore, kalohet në nivel ministrie.
Përpjekja e parë serioze për mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e mbetjeve shënohet më 2002. Ligji përcaktonte kuadrin e përgjithshëm dhe disa procedura për menaxhimin e mbetjeve, kërkesat themelore për rregullimin e marrëdhënies midis veprimtarisë njerëzore dhe mjedisit, duke siguruar mbrojtjen e mjedisit dhe përbërësve të tij dhe zbatimin e objektivit kushtetues për të pasur një mjedis ekologjikisht të shëndoshë. Në të, për herë të parë gjejmë konceptin e riciklimit.

Teksa importi i mbetjeve të rrezikshme ndalohej, mbetjet jo të rrezikshme mund të importoheshin me miratim qeverie. Ky akt që duhej të ishte në përputhje me direktivat evropiane do të krijonte nevojën e shumë vendimeve dhe do të hapte shumë telashe.

Vetëm një vit pas, një ligj i ri do të rregullonte menaxhimin e mbetjeve të ngurta. Nëpërmjet neneve 8 dhe 26, Ligji 9010, ndaloi importin e çdo lloj mbetjeje (të rrezikshme dhe jo të rrezikshme) për qëllime të tjera përveç përdorimit dhe riciklimit dhe posaçërisht për qëllime të ruajtjes, depozitimit dhe asgjësimit.
Akti i lënë do të përdorej.

Përmes një vendimi, Qeveria Nano do të lejonte importimin e mbetjeve për përdorim, përpunim dhe riciklim, në kundërshtim me ligjin 9010.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore