Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Shpërthimi i Covid/ Spitalet, tendera pa fund për oksigjen dhe ilaçet anti korona

Shpërthimi i Covid/ Spitalet, tendera pa fund për oksigjen dhe

Shpërthimi i koronavirusit në Shqipëri detyron ministrinë e Shëndetësisë të ‘delegojë’ procedurën e tenderimeve për spitalet rajonale për blerjen e ilaçeve që do të përdoren në terapinë kundër kësaj epidemie që ka pushtuar botën prej një viti.

Sipas investigimit të Gazeta “Shqip” janë me miliarda lekë tenderët që spitalet rajonale, por edhe Spitalin Covid 2, i ngritur te “Shefqet Ndroqi” kanë shpallur së fundmi në Agjencinë e Prokurimeve Publike.

Qeveria ka Ministria kanë marrë vendimin prej kohësh që spitalet rajonale të kenë mundësinë e trajtimit të pacientëve me Covid dhe kjo si një skenar i ndërmarrë në rastet kur katër spitalet Covid në Tiranë të mos kenë mundësi të trajtojnë pacientët.

“Blerje barna për terapinë Anti Covid -19, e ndarë ne 14 lote  ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara - me afat 12 muaj” fondi limit: 181,173,788.67 lekë”, është shuma e akorduar nga ministria për spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ky tender me një afat 1-vjeçar. Kjo nënkupton se Ministria parashikon që kjo pandemi të zgjasë dhe 12 muaj, ndaj kërkon sigurimin e medikamenteve për trajtimin e pacientëve të infektuar me Covid-19.

Gjithashtu kërkohet që të sigurohet edhe oksigjeni i nevojshëm për pacientët e prekur nga koronavirusi dhe që është domosdoshëm për ato të sëmurë që i nënshtrohen terapisë intensive.

Për tendera të ngjashëm për blerje ilaçesh dhe oksigjeni janë shpallur edhe nga spitalet e tjera rajonale si ai Durrësit, Shkodrës, Fierit, Korçës apo dhe Kavajës. Edhe pse nuk ka një recetë unike për kurimin e covid, spitalet parashikojnë blerjen e disa medikamenteve antibiotik si deksametakzon, tigecycline; Azithromycin, Amoxicillin, etj. Gjithashtu kërkohet që të blihen edhe ilaçet që kurojnë ankthin, problemet psikike, apo që lehtësojnë dhimbjet.

Në Shqipëri kemi një rritje të numrit të të infektuarve me Covid këtë fillimviti. Muaji shkurt po arrin shifra alarmante ku shënohen të paktën mbi 1 mijë të infektuar në ditë. Ndërsa alarmante janë edhe shifrat e shtrimeve në spitale, duke arritur numrin maksimal të shtretërve. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Tenderat e spitaleve

Spitali Shefqet Ndroqi

“Blerje barna për terapinë Anti Covid -19, e ndarë ne 14 lote, Marrëveshje Kuadër me disa operatorë ekonomik (një OE të vetëm fitues për secilin lot)- ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara - me afat 12 muaj” Fondi limit: 181,173,788.67 Lekë

“Blerje Oksigjen (gaz për përdorim mjekësor, i lëngshëm)” për nevojat e SUSHN - Marrëveshje Kuadër me një operator ekonomik - ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara - me afat 1-vjeçar - 12 muaj”- Fondi limit: 196,963,672.00 Lekë

Objekti i tenderit: loti 14 – vancomycine- 15,675,000.00 Lekë

Objekti i tenderit: loti 13 - gelatin tannate (Porcine origin) Fondi limit: 149,600.00 Lekë

Loti 12 – lactuloze Fondi limit: 199,086.67 Lekë

Loti 11 – alprazolam- Fondi limit: 14,412.00 Lekë

Loti 10 - piperacillin + tazobactam Fondi limit: 30,090,000.00 Lekë

Loti 9 – promethazine Fondi limit: 52,900.00 Lekë

Loti 8 – haloperidol- Fondi limit: 174,500.00 Lekë

Loti 7 – haloperidol- Fondi limit: 46,840.00 Lekë

Loti 6 – tigecycline- Fondi limit: 24,575,600.00 Lekë

Loti 5 – omeprazole Fondi limit: 33,725,000.00 Lekë |

Loti 4 – colistine Fondi limit: 29,225,000.00 Lekë

Loti 3 - albumine humane-Fondi limit: 28,985,850.00 Lekë

Loti 2 – dalteparine- Fondi limit: 13,160,000.00 Lekë

Loti 1 - Sodium Bicarbonate- Fondi limit: 5,100,000.00 Lekë

Spitali i Fierit

Furnizim vendosje “Instalimi i Rrjetit te Oksigjenit në katin e katërt” të Spitalit Rajonal Fier (godina qendrore)  Fondi limit: 15,708,714.00 Lekë

Tenderat Spitali Korçë

Blerje barna për nevojat e Spitalit Korçë ndarë në 16 lote”, Marrëveshje kuadër me disa operatorë ekonomike (një OE të vetëm fitues për secilin lot) – ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara – me afat 1-vjeçar (12 muaj)”-vlera  5,883,399.55 Lekë

Anti-infektive te pergjithshem Amoxicillin + Clavulanic Acid 1gr + 200 mg Flakon- vlera 683,651.20 Lekë

Loti 2 Barna Antineoplastike dhe immunomodulatore Dacarbasine 100 mg Flakon 203,534.84 Lekë

Loti 8 Metabolizmi dhe trakti tretës Ascorbic acid (Vitamine C) 100 mg Tabletë vlera 38,880.00 Lekë

Loti 7 Barna hormonale sistemike, hormonet seksuale Methylergometrine Maleate 0.2 mg/1 ml Ampule vlera 4,247.57 Lekë

Loti 6 Barna hormonale sistemike, hormonet seksuale Dexamethasone 4 mg/ml - 1 ml Ampule- vlera 1,209,208.60 Lekë

Loti 5 Barna Antineoplastike dhe immunomodulatore Irinotecan 20 mg/ml - 5 ml Flakon- vlera 1,284,698.77 Lekë

Loti 4 Barna Antineoplastike dhe immunomodulatore Goserelin acetate 10.8 mg Shiringe e para përgatitur- Fondi limit: 888,777.55 Lekë

 Loti 3 Barna Antineoplastike dhe immunomodulatore Etoposide 20 mg/ml - 5 ml Flakon- 206,817.66 Lekë

Loti 2 Barna Antineoplastike dhe immunomodulatore Dacarbasine 100 mg Flakon Fondi limit: 203,534.84 Lekë

Loti 1 Anti-infektive të përgjithshëm Amoxicillin + Clavulanic Acid 1gr + 200 mg Flakon Fondi limit: 683,651.20 Lekë

Spitali i Shkodrës

Blerje Oksigjen mjekësore- Fondi limit: 44,411,200.00 Lekë

Spitali Durrës

 “Blerje Doreza Ekzaminimi ”Spitalin Rajonal Durrës Fondi limit: 2,308,800.00

Loti 2 Oksigjen Gaz për përdorim Mjekësor Fondi limit: 331,776.00 Lekë

Blerje oksigjen mjekësor lëng dhe gaz për Spitalin Rajonal Durrës, ndare ne 2 lote Fondi limit: 130,392,576.00 Lekë

Loti 1 Oksigjen Lëng  Fondi limit: 130,060,800.00 Lekë

Spitali Kavajë

15 prokurime- Blerje Medikamente të deleguara nga MSHMS për nevoja të Drejtorisë Shërbimit Spitalor Kavajë ndarë në lote gjithsej 15. -Marrëveshje Kuadër me disa operatorë ekonomik Fondi limit: 874,225.00 Lekë

Lot.15 Barna hormonale sistemike hormonet Progesterone Fondi limit: 5,184.00 Lekë

Loti 14 Anti-infektive të përgjithshme Metronidazole Fondi limit: 31,440.00 Lekë

Lot .12 Gjaku dhe organet formuese te gjakut Nadroparine sodium Fondi limit: 415,800.00 Lekë

Lot ..11 Sistemi nervor Paracetamol| Fondi limit: 365,112.00 Lekë

Lot .10 Anti-infektive të përgjithshëm Azithromycin Fondi limit: 5,000.00 Lekë

Sistemi muskolo-skeletik Ibuprofen  Fondi limit: 1,500.00 Lekë

Lot. 8 Sistemi kardiovaskular Nitroglycerine- Fondi limit: 3,624.00 Lekë

Lot .7 Gjaku dhe organet formuese te gjakut Folic acid Fondi limit: 380.00 Lekë

Lot .6 Sistemi kardiovaskular Valsartan- Fondi limit: 780.00 Lekë

Lot .5 Sistemi kardiovaskular Simvastatine Fondi limit: 650.00 Lekë

Objekti i tenderit: Lot .4 Sistemi kardiovaskular Carvedilol- Fondi limit: 1,060.00 Lekë

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore