Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Rindërtimi në Rrogozhinë/ Pas denoncimit të Fiksit, firma riparon banesat, vendos dyer e dritare

Rindërtimi në Rrogozhinë/ Pas denoncimit të Fiksit, firma

Pak ditë më parë emisioni Fiks Fare transmetoi rastin e disa banorëve në qytetin e Rrogozhinës, përfitues të projektit të rindërtimit si pasojë e dëmtimeve të tërmetit të nëntorit 2019.

Qytetarët shprehnin pakënaqësi kundrejt cilësisë së punimeve, gjithashtu nga vëzhgimet që Fiksi bëri disa prej banesave nuk ishin të pajisura me dyer dhe dritare edhe pse banorët kishin arritur të futeshin brenda.

Redaksia e emisionit Fiks Fare me datë 22 shtator kompanisë së ndërtimit  Gjikuria i dërgoi një kërkesë për informacion, por edhe pse kishin kaluar më shumë se dy javë punonjësit e kësaj kompanie nuk kthyen një përgjigje. Por si rezultat i interesimit të Fiksit kompania kishte vepruar në terren. Ata kishin riparuar mangësitë që kishin shtëpitë e ndërtuara, si lagështirën dhe plasaritjet që kishin  muret dhe gjithashtu kishin vendosur dyert dhe dritaret që mungonin. Gazetarët e Fiks Fare sjellin pamjet e banesave të riparuara dhe banorët shprehin falenderimet e tyre.

Kujtojmë se tërmeti i 26 Nëntorit preku shumë familje  edhe në qytetin e Rrogozhinës.  Nga ku u vendos rindërtimi i 102 banesave në këtë qytet me fonde të  qeverisë. Banorët e dëmtuar kanë marrë në dorë çelësat e shtëpive të tyre të reja dhe kanë filluar të jetojnë në to.

Kompania që fitoi tenderin për rindërtimin e 102 banesave individual  në qytetin e Rrogozhinës, është Gjikuria.

32 banesa të ndërtuara ishin të papërfunduara, nuk kishin as dyer e dritare, dhe muret ishin të plasaritur.  Por pas interesimit të Fiks Fare shtëpitë u plotësuan me dyer e dritare dhe u rregulluan problemet e tjera që banorët kishin hasur në to.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore