
Regjistroi në Kadastër me dokumente false një objekt shtetëror, Ministria e Financave: Prona nuk është privatizuar!
Një qytetar nga Elbasani denoncoi një skandal në emisionin Fiks Fare,duke dhënë fakte sesi ishte regjistruar në hipotekë një pronë shtetërore në emër të një qytetari tjetër, me dokumente false.
Kujtim Bakalli tregoi se është bërë pronar i 17 mijë e 500 metra tokë me vendim të Kthim Kompesimit të Pronave. Pronë në të cilën janë edhe disa objekte shtetërore për të cilët ligjërisht kishte të drejtën e parablerjes.
“Kur desha të privatizoi një nga këto objekte duke qenë se isha pronar i truallit , konkretisht “Reparti i tharjes” ajo ishte në emër të Engjëll Çiftes, ai nuk e di si e kishte marrë , sepse Ministria e Financave thotë që nuk e ka privatizuar” thotë z.Bakalli.
Ai tregon se Çiftja është avokat dhe të gjitha herët që ka vajtur çështja në prokurori është mbyllur. Ai kërkon ndihmën e Fiksit, “Unë kam më shumë besim te Fiksi se tek çdo institucion shtetëror” thotë Bakalli.
Fiksi solli dokumentet që mbante në dorë qytetari në bazë të të cilave ishte pronar i truallit z.Bakalli por jo vetëm aq, edhe pse nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme e kishte regjistruar këtë pronë në emër të z.Çiftja, Zyra Qendrore urdhëroi të çregjistrohet, por as kjo nuk u bë.
Në dosjen që ka qytetari Ministria e Financave thotë se nga regjistrat e saj nuk del që kjo pronë është privatizuar nga z. Engjëll Çiftja.
Kështu i bie që kjo pronë të jetë sot shtet, por jo , në kadastër është në emër të tij, dhe sipas këtij institucioni është bërë regjistrimi në bazë të një kontrate që është bërë mes Agjencisë së Privatizimit dhe z.Çiftja në zyrën e noteres Majlinda Lato.
E pyetur nga gazetarët noterja nuk dha një përgjigje nëse kjo pasuri ishte e përfshirë në kontratën që u nënshkrua në zyrën e saj , por qytetares i pranoi se ata e kanë shtuar vetë këtë pronë me dorë në fund dhe kështu e kanë regjistruar në kadastër.
Gazetarët pyetën edhe personin që sot e ka lënë me qira këtë pronë, z.Demir Çiftja, njëkohësisht avokat në Elbasan. Ai tha se këtë pronë e ka blerë, dhe se Ministria e Financave e ka gabim me ato përgjigje që kthen./ Top Channel



Pazar dhe me të vdekurit! Vazhdon shitja e vendeve të varreve në Durrës
Historia e plotë >





Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Kush e nxori sekretin hetimor për arrestimin e Vangjush Dakos? SPAK bën ...
Historia e plotë >
Nga Vangjush Dako e deri tek Lefter Alla: Kush janë ish-kryebashkiakët e...
Historia e plotë >
Tiparet e Eurobondit: Çmimi më i shtrenjtë që në 2010, maturiteti ulet për shkak të interesave të larta

Këmbimi valutor/ Euro dhe paundi bien në pikiatë, çfarë po ndodh me dollarin?

Çfarë ndodhi? Euro dhe Paundi në minimumin historik, Dollari prek vlerën më të ulët në 12 vjet
Aktualitet


Shiste drogë jashtë shkollave në Greqi, prangoset 66-vjeçarja shqiptare
Historia e plotë >
Dita nis me mot të kthjellët, pasdite priten reshje shiu në të gjithë vendin
Historia e plotë >
