Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Qëllimet e sulmit në Peshkëpi, zbulohen dy pistat hetimore

Qëllimet e sulmit në Peshkëpi, zbulohen dy pistat hetimore

Masakra e Peshkëpisë konsiderohet një prej ngjarjeve më të rënda përgjatë 3 dekadave të demokracisë, pasi përbën një cënim të sovranitetit të Shqipërisë. Ngjarja tensionoi së tepërmi raportet aso kohe mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Grupi i terroristëve që flisnin greqisht, shpalosën hapur dhe u lanë mesazh ushtarëve shqiptarë se ata luftonin për çlirimin e të ashtuquajturit Vorioepir. Të nesërmen e ngjarjes, sulmi u mor përsipër nga organizata terroriste greke “MAVI”, ose ndryshe “Fronti për Çlirimin e Vorioepirit”. Komandoja ushtarake që ndërmorri sulmin ishte emërtuar me emrin “PIRRO”. Në datë 26 Korrik të vitit 2000, është administruar një informacion nga Shërbimi Informativ Kombëtar që organizata MAVI ka pasur qëllime terroriste ndaj vendit tonë. Ky informacion thuhet se ishte siguruar që në vitin 1993, pra, 1 vit para sulmit në Peshkëpi.

“U rivlersuan të gjitha të dhëna që ishin marrë në ditën e ngjarjes që të para në dritën e zhvillimeve legjislacionit e shkencës që evolojnë nga koha, që nënkuptojnë që ato prova nuk ishin vlerësuar dhe për shkak të dijeve, patëm rivlerëism të tyre” u shpreh Eugen Beçi, ish- prokuror




Në dosjen hetimore, që në hetimin paraprak sulmi u hetua në dy pista siç zbulohet në këtë dokument.
Autorët e kësaj ngjarje mund të jenë shtetas grekë të dërguar nga qarqe të caktuara shoviniste greke për qëllime politike.

Dhe pista e dytë autorët mund të jenë shtetas grekë dhe shqiptarë që bashkëpunojnë për qëllime kontrabande.

Në dosje citohet një shkrim i gazetaës greke “TANEA” i vitit 1991 ku binte në sy përshkrimi për pjesëtarët e organziatës MAVI që kishte si synim shkëputjen e territoreve të Jugut të Shqipërisë. “Diku në Kretë ishte krijuar dhe po stërvitej “MAVI”, e përbërë nga ish oficerë të shërbimit informativ të ushtrisë greke.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore