Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Prej 4 vitesh, 14 fëmijë e bënin rrugën e shkollës në këmbë/ Fiksi zgjidh problemin

Prej 4 vitesh, 14 fëmijë e bënin rrugën e shkollës

Fshati Malas Breg?, ndodhet në Njësinë Administrative Kutalli. Në të jetojnë 40 – 45 familje, rreth 70 banorë. Ka një lartësi mbi 300m mbi nivelin e detit përgjatë aksit nacional Berat-Lushnje.

Rruga ekzistuese është e shkatërruar ç’ka e bën të pamundur kalimin e mjeteve të transportit. Po ashtu banorët shprehen të shqetësuar për mungesën e një ambulance, pasi prej dy vitesh askush nuk kujtohet të vijë në fshat. Prindërit e 13 nxënësve në fshat ngrejnë shqetësimin e mungesës së një shkolle dhe thonë se fëmijët janë të detyruar të bëjnë disa kilometra rrugë në këmbë mes parcelave të ullinjve në kodrinat e zonës për të mësuar në shkollën e fshatit Syzezë.

Për të zgjidhur këtë problem ata pohojnë se janë ankuar shpesh herë në Bashkinë e Dimalit, por askush nuk i ka marrë parasysh kërkesat e tyre për vendosjen në dispozicion të një mjeti transporti që fëmijët të shkojnë në shkollë. Fëmijët tregojnë për gazetarët e Fiks Fare se prej 5 vitesh duhet të dalin nga shtëpia e tyre në orën 7 për të mbërritur në shkollë në orën 8.

Grupi i xhirimeve të Fiks Fare shoqëroi fëmijët e fshatit për në shkollë ku e gjithë rruga zgjati rreth 55 minuta. Gjatë ecjes me këmbë përmes kodrave me ullinj një vajzë e klasës së dytë i rrëshqet këmba dhe bie në anën e poshtme të rrugës. Pas 55 minutash ecje fëmijët bashkë me grupin e Fiks-it mbërrijmë tek shkolla 9-vjeçare Syzezë  ku fëmijët thonë se do të bëjnë përsëri të njëjtën rrugë në kthim dhe se duhet të presin njëri-tjetrin që të ikin të gjithë njëherësh.

Pasi shoqëruan fëmijët në shkollë gazetarët e Fiks Fare ju drejtuan Bashkisë Dimal, ku administratori i kësaj bashkie, Alban Kora, u shpreh se janë në dijeni të rastit pasi është referuar disa herë nga prindërit dhe administratori i fshatit, por nuk po gjejnë një mjet transporti.

Ai shprehet së zyra arsimore paguan 140 lekë (të reja) në ditë për një nxënës, por problemi do të zgjidhet dhe se bisedat me drejtuesin e automjetit kanë mbetur tek çështja e pagesës.

Vetëm 3 ditë pasi gazetarët e Fiks-it u interesuan në ambientet e kësaj bashkie për problemin e 13 nxënësve, prindi i cili zgjodhi të denonconte pranë këtij emisioni tha se rasti është zgjidhur dhe se fëmijët shkojnë në shkollë me mjetin e transportit që bashkia vendosi në dispozicion për ta, gjithashtu ai falenderon emisioni  investigativ për zgjidhjen e problemit pas 4 vitesh.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore