
Policia: Shko ankohu tek Fiksi/ Denoncon rrëmbimin dhe trafikimin e dy fëmijëve, prokuroria heton për braktisje
Një qytetar nga Berati denoncoi në emisionin Fiks Fare se i kanë rrëmbyer dhe trafikuar drejt Italisë 2 fëmijët e tij 7 vjeçar. Për të cilët ka denoncuar edhe në policinë Berat dhe prokurorinë e rrethit, por sipas tij nuk është bërë asgjë.
Vetë qytetari tregon se i ka vënë në dispozicion organeve shtetërore sistemin TIMS të ish vjehrrit dhe vjehrrës me të cilët dyshon se kanë udhëtuar fëmijët drejt Italisë në 13 qershor, gjithashtu targën e një autoveture pronarin e të cilës nuk e njeh. Madje së fundmi nga një shkresë që ka arritur të sigurojë nga Avokati i Popullit ka mësuar se prokuroria ka regjistruar veprën penale “Braktisje fëmijësh” dhe pse pranon se ka indicie që fëmijët janë në Itali dhe nuk janë kaluar legalisht.
“Janë konsumuar shumë vepra penale, rrëmbim, trafikim, kalim kufiri i paligjshëm, ndërkohë prokuroria thotë braktisje. Ju lutem më ndihmoni pasi kam besim vetëm te Fiksi”- thotë qytetari. Ai tregon se është në proces divorci me të shoqen, dhe se kjo e fundit duke shkelur ligjin mund të ketë marrë fëmijët drejt Italisë.
Fiksi solli me zë dhe figurë oficerin e policisë gjyqësore pranë komisariatit, aty ku është bërë dhe denoncimi, i cili i thotë qytetarit t’i drejtohet Fiksit dhe të ankohet për prokuroren, pasi ai e ka çuar shkresën siç ka deklaruar qytetari. Fiksi tregoi orvatjet e qytetarit disa ditore me shkresa dhe takime në sekretarinë e Prokurorisë për të takuar prokuroren e çështjes, por të gjitha herët është përcjellë pa një përgjigje.
Në një takim pas pritjes disa orëshe, Oficerja e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë Berat, justifikohet te qytetari se ka qenë me leje dhe se duhet të takojë prokuroren, pasi është vetëm ajo përgjegjësja për ngritjen e akuzës. Madje ajo pranon se janë në dijeni të gjitha shkresave dhe fakteve që qytetari ka depozituar, por asnjëherë nuk ka marrë një përgjigje./ Top Channel


MASAKRA nuk ndalet! Vazhdojnë gërryerjet e paligjshme në lumin Shkumbin
Historia e plotë >

Liqeni i Ohrit po DEGRADON! Rrugëtimi i vështirë për të hyrë në UNESCO
Historia e plotë >
Fshati pa rrugë, djemtë mbeten beqarë, nuk u shkojnë nuset në fshat
Historia e plotë >



Pse SHBA dhe Kina po përdorin ende balona spiunazhi?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Alda Klosi u arrestua si e dyshuar për pastrim parash/ Çfarë tha pastrue...
Historia e plotë >
I ftohti ekstrem ka pushtuar vendin, mos dilni në rrugë pa i bërë këto shërbime makinës tuaj!

Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro?

Çmimi i naftës në vend bie për herë të parë në nivelin e para fillimit të luftës!
Aktualitet




