Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Policia Italiane zbardh mashtrimin: Ja sesi Berisha e Meta përdorën Ilir Kullën, për të publikuar fakenews-in për mbetjet toksike (DOKUMENTAT)

Policia Italiane zbardh mashtrimin: Ja sesi Berisha e Meta përdorën

Zbardhen dokumentet e mashtrimit të madh të vitit 2017, ku ministria e Brendshme Italiane akuzon Sali Berishën dhe Ilir Metën, se kanë aktivizuar Ilir Kullën për të publikuar në Itali, një fakenews që të nxiste rënien e qeverisë së Edi Ramës në Tiranë.

Ishte koha kur PD kishte ngujuar çadrën përpara kryeministrisë dhe Ilir Meta, aleat i Ramës po përgatitej të largohej nga koalicioni.

Gazeta Shqip ka siguruar dokumentet origjinale të Ministrisë së Brendshme të Italisë, e cila ka zbardhur të gjithë hetimin e zhvilluar pas një fake newsin që u publikua në Itali në vitin 2017, sipas të cilit në Shqipëri kanë mbërritur 1300 kontenierë me mbetje toksike për tu groposur në vendin tonë. Lajm që u shpall edhe në çadrën e ngritur nga PD para kryeministrisë.

Sipas shkresës që është hartuar nga Drejtoria e Policisë Kriminale të Italisë, tashmë është vërtetuar se gjithçka ishte një sajim që u krye në bashkëpunim të ish-senatorit italian, Sergio de Gregorio dhe mikut të tij shqiptar Ilir Kulla.

Në hetime thuhet se projekti që u zbatua nga Ilir Kulla, bëhej për llogari të Sali Berishës, ish-President gjatë revoltave të vitit 1997 dhe krizës së firmave piramidale dhe ndërkohë kryeministër në vitet 2005-2013.

Por, shkresa e Policisë Krimianle italiane, thekson se Kulla, edhe pse vepronte për llogari të Berishës, ishte në dispozicion të Ilir Metës (në atë kohë kryetar i Kuvendit dhe aleat i Ramës në qeveri) për të cilin shkresa thekson se ka qenë kryeministër nga vitet 1999-2002 dhe krijues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, “parti që bën pjesë edhe Kulla”, theksojnë dokumentet italiane.

Hetimi i policisë italiane bën të ditur se plani i Kullës dhe de Gregorios ishte që shkrimi të publikohej edhe në një gazetë në print, gazetën “Roma” që dilte në Napoli, faqja e parë e së cilës do të lexohej në pasqyrën e shtypit në televizionet kombëtare RAI dhe Mediaset.

Sipas hetimeve, duke ju referuar deklaratave të ish-senatorit De Gregorio për hetuesit, doli se qëllimi ishte që të sajonin një lajm ku të flisnin për një përfshirje të krimit të organizuar dhe qytetit të Napolit, meqënëse kishte famën e keqe në lidhje me çështjet e mbetjeve.

Me kërkesën e Kullës, u vendos që në fakenews të theksohet se ishin përfshirë elemente të krimit të organizuar në Itali dhe se po zhvilloheshin hetime nga Drejtoria Investigative Antimafia.

Më 4 mars “Pianeta Italia News” ka publikuar shkrimin: “Pakti për Plehrat”; hetime ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, ku ishte vënë edhe emri i gjykatësit të indikuar nga Kulla që ishte Franco Roberti(në atë kohë kreu i Prokurorisë Kombëtare Antimafia).

Shkresa e Ministrisë së Brendshme Italiane thekson se lajmi megjithatë nuk u ndoq nga mediat e tjera kombëtare në Itali.

Pikërisht për këtë problem që nuk pati një ndjekje dhe përhapje të gjerë, Ministria e Brendshme Italiane thekson se De Gregorio ka marrë vetëm një shumë për kompensim për “konsulencë” me premtimin se do të marrë shuma të tjera.

Policia Italiane zbardh mashtrimin: Ja sesi Berisha e Meta përdorën

Policia Italiane zbardh mashtrimin: Ja sesi Berisha e Meta përdorën

Policia Italiane zbardh mashtrimin: Ja sesi Berisha e Meta përdorën

Policia Italiane zbardh mashtrimin: Ja sesi Berisha e Meta përdorën

Policia Italiane zbardh mashtrimin: Ja sesi Berisha e Meta përdorën

Policia Italiane zbardh mashtrimin: Ja sesi Berisha e Meta përdorën

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore