Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

“Përveç vdekjes dhe ulërimës, asgjë tjetër nuk ka në Zagori”/10 fshatra që jetojnë mes mjerimit e pa rrugë

“Përveç vdekjes dhe ulërimës, asgjë tjetër

Fiks Fare ka udhëtuar kësaj radhe në një nga zonat më të  thella të Gjirokastrës, në fshatin Ndëran të Zagorisë. Janë 10 fshatra që kanë ngelur  të izoluar prej rrugës jashtëzakonisht të keqe.

Nga Gjirokastra deri në Ndëran grupit të Fiksit iu deshën 6 orë udhëtim.  Kjo zonë ka rreth 430 banorë të cilët vuajnë prej rrugës, duke mbyllur biznese apo shoferi i zonës i cili shprehet se brenda pak vitesh është makina e  pestë që ndërron.

“Kemi mall të shohim një fëmijë. Na ka marrë malli të dëgjojmë një këngë, Përveç vdekjes dhe ulërimës, asgjë tjetër nuk ka në Zagori! As lindje, as dasma as fëmijë” shprehet  një tjetër banorë. Kush ka mundësi po mundohet të lëvizi nga zona, ndaj këto fshatra po shpopullohen masivisht. Ndonëse Zagoria është një zonë shumë e mirë për blegtorinë, për bletët, për bujqësinë etj .”

Por  na kanë varur një këmborë të shpuar në qafë që nuk e heq asnjë’ përfundojnë banorët.

Fiks Fare u interesua edhe ne Njësinë Administrative Zagori, ku administratorja Flora Vaiti tha se rruga në varësi të ARRSH-së.  Dhe kjo e fundit sipas administratores ka bërë një projekt për  ndërtimin e rrugës.  ” Projekti është miratuar dhe ne gëzuam atëherë” shprehet znj.

Vaiti, por me rënien e pandemisë çdo ghjë u ndërpre. Aktualisht administratorja pohon se kanë fjalë të mira nga ARRSH-ja për   gjetjen e investimeve dhe fillimin sa më të shpejt të ndërtimit të rrugës./ Top Channel

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore