Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Ngjarja e mistershme/ Si u aksidentua Pashko në plazhin e Palasës

Ngjarja e mistershme/ Si u aksidentua Pashko në plazhin e Palasës

Është ditë e diel. 16 korrik 2006. Gramoz Pashko sëbashku me familjen janë me pushime në Himarë. Konkretisht ata ndodheshin në vendin e quajtuar “Rrugët e Bardha” në fshatin Palasë. Në një plazh të veçuar rreth 2.5 km nga rruga automobilistike Himarë – Vlorë.

Që në orët e para të mëngjesit ata i janë drejtuar detit sëbashku me disa miq të tyre. Pasi kanë qëndruar disa orë janë futur në det për t’u larë disa persona, mes të cilëve dhe Gramoz Pashko.

Vendi ku ata po laheshin ka qenë plot me shkëmbinj. Të tjerët kanë dalë nga uji, ndërsa Pashko ka vazhduar të notojë dhe disa minuta më vonë. Në një moment ai ka hipur në një shkëmb, nga ku dhe ka përshëndetur me dorë personat që ishin me të.

Kishin kaluar rreth 30 minuta dhe ai nuk po dukej më. Familjarët të shqetësuar kanë nisur ta kërkojnë. Me vështirësi kanë dalluar midis shkëmbinjsh e dallgësh trupin e tij përmbys, me fytyrë në ujë. Kanë ndërhyrë me vështirësi sepse deti kishte dallgë.

Ata kanë arritur ta nxjerrin nga deti në një terren të vështirë. Lartësia e shkëmbinjve ka qenë rreth 3 metra dhe për ta nxjerrë nga andej duhej litar dhe barelë.

Eva Dibra mjeke e përgjithshme në profesion dhe në të njëtën kohë mike e ngushtë e familjes ka qënë e para që i ka dhënë ndihmën mjeksore. Për herë të parë ajo rrëfen për Inside Story, tmerrin që kanë përjetuar në ato momente
“Ishte një moment traumatik, nuk e gjeta unë por im bir që kishte rënë ërmbys, thirri thirri, dhe shkuam im shoq dhe pastaj unë. Ishte gjiri i vogël dhe me shkëmbinjë aty në palasën e vogël, e nxorrëm ja ashtu ishte një shkëmb pak i pjerrët dhe filluam ti bënim frymarrje artificiale dhe masazh zemre. Zemra filloi me punu por frymëmarrja është ashtu si superficiale mushkritë të mbushura me ujë, gjendja ishte shumë e rëndë. Zgjati ajo frymmarrja deri sa erdhi helikopteri. Erdhi dhe i biri se ishte në Himarë. Ishte një tmerr sdi ctë them një tmerr” u shpreh mjekja që asistoi, Eva Dibra.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore