
Nga emigrant në trafikant! 113 numra të regjistruar fiktivisht në emër të tij nga punonjësit e kompanisë celulare
Prej 4 vitesh në kërkim si pjesë e një grupi kriminal për kultivim narkotikësh , e implikoi numri telefonit.
Fiksi zbulon se dokumenti i shitjes së numrit ishte firmosur nga vetë punonjësit e kompanisë celulare. Punonjësit kishin regjistruar fiktivisht 113 numra në emër të të akuzuarit që prej 2019 është shpallur në kërkim.
Fiksi solli rastin qytetarit nga Tepelena të quajtur Hasan Xhima, i cili në gusht të viti 2019 ka marrë informacion nga mediat që është në kërkim, pasi është dënuar në mungesë për grup të strukturuar kriminal në Gjykatën e Krujës.
Hasani tregoi për emisionin Fiks Fare se ne fillim nuk e besoi, por më vonë autorizoi dy avokatët e tij me prokurë të posaçme nga shteti grek për ta ndjekur çështjen e tij. “Jam hetuar dhe gjykuar nga Enkeleda Hoxha që sot ndodhet në burg dhe Bujar Memia që sot është jashtë sistemit” thotë Xhima. Ai sqaron se me këtë çështje e lidh vetëm një numër telefoni që është nxjerrë në vitin 2013, në Kamëz Tiranë, me operatore Joana Balliu. “Brenda kësaj dite me 22 nëntor 2013 janë marrë 5 numra telefoni në emrin tim. Dhe ne vazhdim janë marrë 84 numra nga kompania e telefonisë celularë të cilët janë lëshuar në emrin tim, në këtë datë unë kam qenë në punë në Greqi” thotë Hasani.
Emisioni Fiks Fare publikoi sistemin TIMS të qytetarit i cili vërteton ato që ai deklaron për emisionin investigativ.
Ai tregon se nuk ka qenë kurrë në Krujë , në vendin që është mbjellë lënda narkotike për të cilën akuzohet z.Xhima bashkë më 13 qytetarë të tjerë, të cilët sipas organit të akuzës e kanë bërë këtë gjë në bashkëpunim. Zoti Xhima 69 vjeç tregon për Fiksin se është invalid dhe nuk mund të punojë, aktualisht ndodhet në Greqi, ku i kanë skaduar të gjitha dokumentet dhe rezulton i paligjshëm.
Fiksi solli të gjitha dosjet e çështjes Xhima, në të cilat tregohet kalimi i çështjes së tij në të gjitha shkallët e gjyqësorit, ku përfundimisht është vendosur gjykimi i tij në Gjykatën e Shkallës së parë Krujë për veprën penale të kultivimit të narkotikëve në bashkëpunim. Ky vendim u mor pas kërkesës së prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë z.Bujar Memia.
Gjykimi i z.Xhima po bëhet nën masën e sigurisë arrest me burg të dhënë që në vitin 2019, po nga kjo gjykatë. Por nuk mbaron me aq, z.Xhima ka ngritur në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal për punonjësen që ka shitur numrin e telefonit që e implikon në vepër penale dhe kompaninë celulare. Për shkak të zvarritjes së çështjes në këtë organ akuze qytetari i është drejtuar edhe Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, në përgjigjen e të cilit thuhet se Prokuroria Tiranë ka vërtetuar se numrat në emër të z.Xhima nuk janë blerë dhe përdorur nga ai.
Fiksi solli dosjen e plotë të prokurorisë, e cila vendos të çojë në gjyqë punonjësit e kompanisë celulare për veprën penale të “Falsifikimit të vulave , stampave dhe formularëve”, duke faktuar kështu se numri që implikon të akuzuarin nuk është blerë dhe përdorur nga ai.
Pra Prokuroria e Tiranës thotë se z.Hasan Xhima nuk ka përdorur kurrë atë numër telefoni për të cilin, Prokuroria dhe Gjykata e Krujës e kanë fajësuar qytetarin. E vetmja shpresë për të ka mbetur rigjykimi në Gjykatën e Shkallës së Parë Krujë.


“Ping -pong” për nënshtetësinë, shqiptarja e Kosovës kërkon ndihmën e Fiksit
Historia e plotë >






As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet nafta, rritet benzina! Bordi ndryshon çmimet e karburanteve në vend...
Historia e plotë >
DEKLARATË E TOP CHANNEL PËR SULMIN TERRORIST
Historia e plotë >
Çfarë po ndodh? Euro dhe dollari prekin nivelin më të ulët për këtë vit (SHIFRA)

Nga prilli rritje pensionesh, ja sa do të jetë SHUMA që do t’iu shtohet moshës së tretë

"Dimër" në mes të pranverës! Meteorologia tregon se si parashikohet moti për ditët në vazhdim…
Aktualitet

E RËNDË/ E zuri poshtë trungu i pemës, ndërron jetë 42-vjeçari në Berat
Historia e plotë >


