Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Mashtrimet online nuk ndalen, kujdes nga mesazhet që ju ofrojnë shuma të majme parash si dhuratë

Mashtrimet online nuk ndalen, kujdes nga mesazhet që ju ofrojnë shuma

Dhjetra e qindra shqiptarë kanë marrë në adresat e tyre të postës elektronike një mesazh që mbërrin nga adresa të ndryshme, por me të njëjtën përmbajtje.

Në këtë mesazh dërguesi e njeh “viktimën” me prejardhjen e tij/saj dhe pasi i thotë se sa i/e njohur dhe e pasur është i thotë se i “ka mbetur pak muaj jetë për shkak të një kanceri akut dhe se dëshiron që të dhurojë pasurinë e vet”.

Mesazhi mbyllet me fjalinë ku personave që u është dërguar u kërkohet që ta kontaktojnë në një adresë e-mail të caktuar për t’u njohur më shumë dhe për të mësuar më shumë mbi mundësitë si të përfitojnë nga kjo “dhuratë”.

Gazeta Shqip ka mësuar nga burime të saj në Policinë e Shtetit se bëhet fjalë për një mesazh kryekëput mashtrues.

“Nëse u kthehet përgjigje këtyre personave, atëherë ata do të të kërkojnë adresë e-mail dhe të dhëna të tjera delikate që mund të përdoren për t’ju mashtruar. Do të përpiqen që të nxjerrin sa më shumë informacion të vlefshëm prej jush”, thonë burimet.

Burimet konfirmojnë se janë në dijeni të këtij fenomeni, por që në shumë raste janë të vështirë që të kapet në kohë për shkak të mungesës së njohurive kompjuterike e teknologjike të “viktimave” që u besojnë të tilla mesazheve.

Mashtrimet online nuk ndalen, kujdes nga mesazhet që ju ofrojnë shuma
Faksimile
e mesazhit "peshkues" të marrë nga një qytetar



Një person me njohuri relativisht të mira në anglisht, e kupton që mesazhi nuk është korrekt, të paktën nga ana gjuhësore.

Si shembull, në të thuhet: "My names are Mrs Greeta Georgette Rolandon...”. Nga emri kuptohet se bëhet fjalë për një person, por “names” dhe “are” janë në numrin shumës.

“Kjo tregon se personi apo personat dërgues të këtij mesazhi nuk janë anglishtfolës”, thonë për gazetën “Shqip” burime nga Policia e Shtetit.

Këshilla që u jepet qytetarëve në të tilla rrethana është që të tregohen dyshues për çdo mesazh që marrin në postën elektronike, aplikacione, apo rrjetet sociale nga personat që nuk i njohin.

“Sidomos për mesazhet që ju premtojnë përfitime të majme financiare, për të cilat mjafton që t’i kontaktosh”, thonë burimet e gazetës “Shqip”.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore